Secondary Adv

Nje biciklete me goma 3D te printuara

Share on Google+

Kompania BigRep, një krijues i printerëve me përmasa të mëdha 3D, ka prezantuar atë që po e quan "biçikletën e parë me goma të printuara në 3D". 

 

Maik Dobberack i BigRep-it tregon se ideja është që të mund të rregulloni gomat sipas nevojave tuaja. Kështu që mund të printoni një gomë me një model të brendshëm të ndryshëm ose ti përshtasni ato për të bërë më të rehatshëm në zonat malore ose thjesht për të ecur në rrugë. Gjithashtu duhet thënë se këto goma mund të krijohen edhe sipas nevojave për sa i përket kushteve të ndryshme atmosferike. Çiklisti që kreu testin e parë të një biçiklete të kësaj tipi, Marco Mattia Cristofori, i cili gjithashtu projektoi gomat, i mori për një shëtitje të shkurtër rreth Berlinit dhe raportoi një udhëtim shumë të qetë të bërë me një biçikletë krejtësisht të pazakontë, për shkak të gomave të saj pa ajër. 

 

Qëllimi kryesor i dizajnit ishte të frymëzonte dhe të eksploronte mundësitë e pafundme të printimit në shkallë të gjerë 3D, thotë Dobberack. Ai i përshkruan gomave si një "dizajn industrial të aplikimit të brendshëm "që nuk është menduar për prodhim në shkallë të gjerë në këtë kohë, pra këto goma nuk mundet ende të jenë tuajat duke qënë se ashtu siç shprehet krijuesi i tyre, ato janë ende në fazën e një prototipi. Gomat e prototipit janë të dizajnuara për të testuar fijet e holla të reja të Pro Flex të BigRep. Natyra fleksibël e fijes së hollë është ajo që e bën punën kryesore për gomat e biçikletave.    

 

BigRep thotë se Pro Flex mund të përdoret për produkt të shpejtë për një shumëllojshmëri të objekteve, duke përfshirë rrotat e skateboardit, skitë dhe çelësat e marsheve automatikë. Ky nuk është shpërthimi i parë i BigRep përsa i përket risive lidhur me gomat. Kompania kohët e fundit krijoi një timon të printuar në 3D të një makine, dhe një grup inxhinierësh përdorën një makinë BigRep për të printuar një skelet funksional biçiklete.

 

Goma e prototipit të BigRep mund të jetë një shenjë paralajmëruese për gjërat që do të vijnë për çiklistët. Mund të zgjoheni një mëngjes në New Mexico, të kontrolloni motin dhe pastaj të printoni një çift të gomave të biçikletave të dizajnuara për të trajtuar shirat dhe gjithçka lidhur me kushtet atmosferike ose me terrenin ku do të shëtisni.


Më të lexuarat