Secondary Adv

Kontrolloni pajisjet elektronike pa i prekur ato fale ketij sensori

Share on Google+

Të pasurit e një smartphoni me ekran me prekje tashmë është gati gati e zakonshme për secilin prej nesh.

 

Edhe pse ekranet me prekje janë të lehta për t'u përdorur kur sytë dhe duart tuaja janë të lira, por në disa raste ato janë sfiduese ose të pasigurta kur jeni në mes të gatimit, duke i dhënë makinës apo mbajtjes së fëmijës tuaj teksa po përpiqeni për të ndryshuar njëkohësisht këngën ose për të dërguar një mesazh të rëndësishëm. 

 

Veprime të tilla janë të pamundura të bëhen njëkohësisht dhe aq më tepër ti bëni ato saktë teksa gjendeni krejtësisht të shpërqëndruar. Për fat të mirë, e ardhmja ka mbërritur. Ka një pajisje të re e cila ju lejon të kontrolloni në mënyrë të sigurtë dhe të lehtë telefonin tuaj pa hequr sytë nga rruga apo nga çdo gjë tjetëer e rëndësishme që jeni duke bërë për momentin. Jemi duke  folur për  Kontrolluesin e  Zgjuar  Bixi Touch-Free. 

 

Ky kontrollues i zgjuar  dhe njëkohësisht shumë funksional dhe pa prekje ju lejon të bashkëveproni me telefonin tuaj pa zhurmë pra duke mos krijuar asnjë lloj shpërqëndrimi dhe shqëtësimi sidomos teksa po drejtoni makinën tuaj, por thjesht duke tundur dorën tuaj mbi sensorin Bixi dhe duke kryer gjeste në ajër. Është e mrekullueshme për shtëpinë tuaj plot me pajisje inteligjente ose për makinën dhe funksionon me të gjitha aplikacionet dhe produktet tuaja të preferuara si LifX, bulbs Hue, folës Bluetooth, GoPro dhe pajisje të tjera IoT. 

 

Bixi gjithashtu ju lejon të kontrolloni dy aplikacione ose pajisje në të njëjtën kohë kështu që ju falë kësaj pajisje mund të kaloni në këngën e ardhshme ndërsa bëni njëkohësisht një video në GoPro tuaj. Të gjitha këto duken të mrekullueshme dhe vijnë nga një pajisje me përmasa relativisht të vogla, aq sa mund të përshtatet për tu mbajtur në xhepin tuaj. Pra perveç gjithçkaje që ofron kjo pajisje, ajo gjithashtu është edhe lehtësisht e transportueshme për shkak të përmasave që ajo ka.


Më të lexuarat