Shumica prej nesh mban me patjetër një bateri rezervë apo një karikuese me vete për smartphone-in. Sepse pavarsisht të mirave të tyre, problemi më i madh për të gjithë në është kur bateria na lë në mes të një bisede interesante. Por shumë shpejt, thjesht duke bërë një shëtitje ju mund të zgjidhni këtë problem në sajë të zhvillimit të një këpuce që konverton hapat në energji elektrike.
Kompania SolePower Insoles i ka dhënë jetë një shpikjeje që mundëson furnizimin me energji elektrike te smaprtphone-ve pa ndërmjetësinë e baterive klasike, që të shndërrojnë një palë këpucë të zakonshme në gjeneratorë tw vegjël elektrike të lëvizshëm.
Këpucët aktualisht janë në zhvillim e sipër dhe janë të destinuara për tu përshtatur edhe në jetën e përditshme dhe mund të ofrojnë karikimin e telefonit dy deri në dy orë e gjysëm vetëm nga një shëtitje një-orëshe. Ato lidhen me një bateri të jashtme, e cila mbledh energji kinetike duke përdorur një mekanizëm që konverton lëvizje lineare të gjeneruar ndërsa ecim në lëvizje rrotulluese, e cila është e aftë të vejë në lëvizje një gjenerator.
Mekanizmi është i vendosur tek njëra prej këpucëve, të pozicionuar në një mënyrë të tillë që sa herë shputa e këmbës takon me token, vë njëkohësisht në lëvizje një motor të vogël, i cili është në gjendje të prodhoje energji të mjaftueshme kjo për karikimin e një celulari.
Kjo energji më pas ruhet në pila të posaçme te cilat do të lidhen me një kabëll, të quajtur një PowerPac. Këpucët do të kenë edhe një port USB, duke lejuar një shumëllojshmëri pajisjesh që të karikohen, sidomos smartphone-ët.