×
Secondary Adv

Amazon sjell rrjet dyqanesh pa kasa por me pagese permes telefonit

Share on Google+

Dyqanet pa kasë të Amazon Go të cilat ofrojnë komoditet dhe lehtësi për blerësit, tashmë janë një realitet.

 

Amazon mendohet se do të hapë Amazon Go në San Francisko dhe Çikago, sipas The Seattle Times. Pazari në një dyqan Amazon Go është shumë i ngjashëm me pazarin në një dyqan të zakonshëm, përveç pjesës së pritjes nërradhë për të paguar. Ju thjesht skanoni telefonin tuaj kur hyni, merrni artikujt tuaj dhe më pas largoheni. Amazon Go përdor kamera dhe algoritme kompjuterike për të ndjekur atë që keni marrë, dhe më pas jua ngarkon faturën në llogarinë tuaj në Amazon kur ju largoheni. Tani për tani vendodhja e vetme e Amazon Go është në Seattle. Një zëdhënës i Amazon konfirmoi për The Seattle Times se kompania po planifikon të hapë dyqanet Amazon Go në San Francisko dhe Çikago, por nuk tha se kur ato do të hapeshin. 

 

Seattle Times gjithashtu raporton se Amazon po punëson menaxherë për dyqanet Amazon Go në këto dy qytete. Për këtë qëllim, Amazon Go është pajisur me një përzierje të teknologjisë moderne që u mundëson blerësve të thjesht të marrin sendet nga rafteve dhe automatikisht të ngarkohen me shumën e duhur pa u ndalur për të paguar pas daljes. Pa rradhë të gjata por edhe pa pritje dhe si rrjedhojë pa lodhje dhe stres për blerjet tuaja. Blerësit duhet të shkarkojnë një aplikacion Amazon Go në smartphonin e tyre dhe ta skanojnë atë në njëportë mekanike rrotulluese të teknologjisë së lartë që ndodhet në hyrje të dyqanit. Pas kësaj, klientët blejnë si zakonisht, përveç një përjashtimi vendimtar: Kur ata kanë zgjedhur gjithçka që duan të blejnë, ata thjesht lënë dyqanin me sendet dhe nuk ndalen për të paguar. Nëse teknologjia e dyqanit funksionon ashtu siç duhet, llogaria e tyre në Amazon faturohet automatikisht për gjërat që morën sapo ata lënë dyqanin. 

 

Ndërkohë që kjo do të thotë që nuk është nevoja për arkëtarë, ende ka njerëz që punojnë në dyqan. Dyqani është pajisur me kamera dhe sensorë të raftit për të ndihmuar sistemin e vizionit të kompjuterit në Amazon për ta bërë punën në mënyrë të përkryer. Teknologjitë, nga ana tjetër, lidhen me ju dhe telefonin që keni skanuar në hyrje me artikujt që morët nga raftet dhe të cilat i morët me vete pasi dolët jashtë derës.


Më të lexuarat