Studimi: Teknologjia na ka bere me produktive, por punojme me ore me te gjata
Teknologjia dixhitale është e pranishme në të gjitha vendet e punës anembanë globit. Kompjuterat kanë kolonizuar pjesë të konsiderueshme të aktiviteteve kudo. Disa i shohin këto si mjete për të rritur produktivitetin duke ofruar më shumë fleksibilitet në fuqinë punëtore; të tjerët thonë se ato ulin produktivitetin vazhdimisht në vendin e tyre të punës.
Gjatë 15 viteve të fundit, Qendra Kërkimore Pew ka studiuar përdoruesit e internetit në lidhje me rolin e internetit, email-ve, smartphone dhe përdorimit të mjeteve të tjera teknologjike gjatë punës së përditshme. Ky raport fokusohet në faktin se sa i rëndësishme është interneti, e-mail-et dhe telefonat celularë në punën që bëjmë.
Qendra Kërkimore Pew studioi nga afër jetën e personave, puna e të cilëve është e lidhur ngushtësisht me internetin, duke dalë në disa përfundime tepër interesante. Sipas studimit rreth 92% e njerëzve të anketuar thonë se Interneti nuk e ka kufizuar produktivitetin e tyre. Nga ky numër, 46% mendojnë se i ka bërë ata më produktive dhe 46% të tjerë thonë se nuk kanë ndjerë asnjë ndryshim.
Megjithatë, duket se produktiviteti i madh vjen edhe me një çmim tjetër duke zgjatur orarin e punës. Kërkimet në Pew thotë se 35 për qind e punonjësve në internet kanë pasur orë më të gjata pune. Ndoshta kjo është e gjitha për shkak të fluksit të punës,email-eve shtesë që dërgojnë jashtë apo punës ekstra, ndërkohë që 61% e të anketuarve thonë së kjo është shumë e rëndësishme në punën e tyre. Vetëm 54% thonë se interneti është shumë i rëndësishëm.
Dhe kur është fjala për mediat sociale, shumica e njerëzve nuk mendojnë se i ndihmojnë ata të bëjnë punën e tyre. Vetëm 4% e punojnësve thonë se rrjetet sociale kanë qenë shumë të rëndësishme për punën e tyre. Ndërkohë që 46% e të anketuarve shprehen se shefi i tyre u ka bllokuar aksesin në disa faqe të internetit.
Por nuk ka dyshim se progresi teknologjik e ka bërë botën një vend më të mirë. Edhe pse risitë vrasin disa vende pune, ato krijojnë të reja dhe më interesante. Një shoqëri më produktive bëhet më e pasur dhe banorët e tij të pasur të kërkojnë më shumë mallra dhe shërbime.
Njëqind vjet më parë, një në tre punëtorët amerikanë ka qenë i punësuar në fermë. Sot më pak se 2 % e tyre prodhojnë shumë më shumë ushqim. Sot puna e sekretarëve është tkurrur, por ka gjithnjë e më shumë programues kompjuteri dhe dizajnera webesh.