Secondary Adv

Coca Cola sjell makinerine automatike qe lidhet me telefonin

Share on Google+

Një risi është prezantuar së fundmi nga Coca Cola, kompania me e njohur në botë për pijet dhe lidhet me një makineri të ngjashme me ato të cilat shesin pije dhe produkte të konsumit, por ndryshe nga këto të fundit, ato janë të lidhura me bluetooth dhe mund të bejnë gjëra të pabesueshme. 

 

Makineria e cila përmban pije freskuese është quajtur Coca-Cola Freestyle 9100, e cila do të përdorë lidhjen e bluetooth për tu lejuar përdoruesve dhe blërësve të këtyre produkteve të lidhen me anë të një aplikacioni për smartphonë, të quajtur Freestyle mobile app. Makineria e Coca Cola përmban një ekran me prekje i cili ju bën të mundur të përzgjidhni pijen tuaj freskuese në një variacion prej 200 opsionesh për pije. Sipas kompanisë më shumë se 50.000 pika të Coca-Cola shesin rreth 14 milion pije në ditë, në të gjithë botën, kështu ata kuptuan se ishte koha të çonin teknologjinë inovative në një nivel tjetër. 

  

Në të ardhmen njerëzit nuk do të jenë të aftë vetëm të përzgjedhin pijen e tyre dhe ta blejnë atë përmes një makinerie, por ata mund të përdorin aplikacionin Freestyle për tu lidhur me makinerinë përmes bluetoothit, për të krijuar në këtë mënyrë një pije me shije dhe produkte të miksuara nga Coca Cola me ndihmën e pajisjeve celulare. Zgjedhja dhe përshtatja e pijes nga ana e konsumatorëve nuk janë shërbime të momentit, tha në një deklaratë Chris Hellmann, drejtori i përgjithshëm i Freestyle. Pra, ne jemi të fokusuar në sigurimin e platformës Coca-Cola Freestyle aktuale dhe bashkëkohore dhe se ne vazhdojmë të ofrojmë më shumë pije që njerëzit duan. 

 

Ne kemi ndërtuar karakteristika në këtë makinë automatike të cilat nuk janë vetëm bashkëkohore për sot, vazhdoi Hellmann. Ne gjithashtu kemi një platformë me funksione të paaktivizuara ende, si aftësia audio, sensorë optikë dhe një opsion i ri i pajisjes që përfundimisht do të mbështesë shtimin e kategorive të pijeve që nuk janë të disponueshme sot në freestyle, të tilla siçaji, kafe të ftohta dhe varieteteve të reja të lëngjeve. Coca-Cola Freestyle 9100 thuhet se do të zbulohet në ekspozitën e Shoqatës Kombëtare të Restoranteve (NRA) në Çikago këtë fundjavë. Kompania shpreson të nxjerrë makinerinë e re në nivel kombëtar në vitin 2019 dhe gjithashtu ka plane për të zbatuar një sistem operativ të ri Freestyle në të gjitha makineritë automatike ekzistuese të shitjeve.

 

 

 


Më të lexuarat