×
Secondary Adv

Krijohet detektori i ri qe kap genjeshtrat

Share on Google+

Nëse jeni fajtor për dicka dhe mundoheni të gënjeni, do ta keni shumë të vështirë për ta mbajtur sot të fshehtë. Shkencëtarët pohojnë se kanë zhvilluar një detektor gënjeshtrash më të saktë se ai që ekziston, duke analizuar lëvizjet e trupit për shenja faji.


Një detektor i ri gënjeshtrash është krijuar duke minimizuar mundësinë për të gënjyer në maksimum. Një kostum poligrafi me 17 sensorë arrin të kapë lëvizje deri në 120 herë në një sekondë. Ky detektor gënjeshtrash është shumë herë më i besueshëm se paraardhësit thonë krijuesit. Detektori ka një siguri prej 70 përqind ndërkohë që të mëparshmit nuk e kalonin 60 përqindëshin.

Detektori i ri per gënjeshtërat do të mund të përdoren në stacionet e policisë britanike, brenda një dekade, akademikë të ndryshëm e kanë pohuar se kanë shpikur një alternativë nëpermjet një kostumi poligrafi. Me një normë sukses prej

mbi 70 për qind në teste, makina monitoron mocionet e trupit për të treguar nëse dikush është apo jo fajtor.

 

Detektori aktual për gënjeshtrat, i cili është ende përdoret gjerësisht në SHBA, regjistron ndryshimet në puls, djersitjen dhe frymëmarrje për treguar ndërgjegjen nëse dikush ëshë fajtor apo jo, por kjo pajisje nuk ka pasur shumë sukses në Evropë.Megjithatë, detektori i i cili mund të vishet si kostum punon në premisën themelore për gënjeshtrat dhe për këtë arsye përdor 17 sensorë që regjistrojnë lëvizjen deri në 120 herë në sekondë në tre dimensione.


Ross Anderson, profesor i inxhinierisë së sigurisë në Universitetin e Kembrixhit i cili ka punuar me ekipin hulumtues, është shprehur se: “Detektori i gënjeshtrave ka qenë rreth e rrotull që nga vitet 1920 për të matur stresin fiziologjik të shkaktuar nga ankthi. Megjithatë, ajo edhe mund të gabonte pasi shumë njerëz të cilët janë të shqetësuar por nuk kanë faj, mund të dalin fajtorë dhe duket absurde që liria e dikujt të varet nga një pasijsë”.


Ai arrin të kapë një sërë lëvizjesh pasi dihet që njerëzit gënjeshtarë janë më të nervozuar. Detektori u testua në 180 studentë ku gjysmës së tyre iu tha të gënjenin dhe gjysmës tjetër të thoshin të vërtetën. Krijuesit thonë se ky detektor mund të zhvillohet akoma më shumë me përmirësimin e teknikave të pyetjeve.


Ata arritën në një vlerësim besueshmërinë mbi 70 për qind dhe në disa raste në një nivel besueshmërie me më shumë se 80 për qind. Prof Anderson, i cili ka punuar me hulumtuesit nga Lancaster dhe Universitetin e Utrecht, shtoi se: “Mesazhi  i këtij detektori është se njerëzit fajtorë nervozizëm më shumë dhe ne mund të masim këtë”.


Detektori aktualisht kushton rreth 38,000 euro dhe mund të jetë disi i pakëndshëm, ndërkohë që hulumtuesit janë në kërkim të një alternativave me kosto të ulët duke përfshirë dhe përdorur teknologjinë e lëvizjes nga lojërat kompjuterike, të tilla si pajisje Kinect të zhvilluara nga Microsoft për Xbox Konsol.
Këto hulumtime janë publikuar ditën e hënë në një konferencë ndërkombëtare mbi shkencat e sistemit të hapjes në Kauai, Hawaii.


Më të lexuarat