×
Secondary Adv

Dalin ne treg syzet optike qe monitorojne cdo gje ne koken e njeriut

Share on Google+

 

Syzet e zgjuara optike si ato të Google janë bërë shumë të njohura për aftësinë e tyre për të siguruar informacion virtual në lidhje me çdo gjë që ju shikoni. Megjithatë, kur përmendim Japoninë, me patjetër që bëhet fjalë për një shpikje vërtet inteligjente.


Firma japoneze “Jins” ka hedhur në treg syzet e zgjuara që monitorojnë çdo gjë në kokën e njeriut. Ato janë të afta të monitorojnë gjendjen mendore dhe fizike të përdoruesit në çdo moment të ditës.


Kompania Jins ka bërë që syzet mund të japin informacion në lidhje me përdoruesit që e veshin atë. Të cilat janë të afta që të përcaktojnë lëvizjet dhe të parashikojnë se kur mund të lodhet truri juaj. Ato gjithashtu ofrojnë informata të dobishme për të lejuar përdoruesit që të menaxhojnë ngarkesën e punës në mënyrë sa më efikase.


Kompania synon që të krijojë një pajisje që është e ngjashme me syzet konvencionale dhe për këtë arsye, ajo synon që produkti i saj të miratohet në masë nga ana e konsumatorëve. Syzet inetligjente janë emëruar Jins Meme dhe përdorin 3 sensorë electrooculography (EOG) për matjen e lëvizjes në sy dhe pozicionin e mbajtjes së retinës në referencë me sensorët.

 


Më pas sensorët e vendosur në pjesën e hundës dhe në bishtat e syzeve mund të marrin sinjale nga trupi i njerëzve për të përcaktuar gjendjen mendore dhe atë fizike. Ato madje mund të përcaktojnë edhe se në çfarë drejtimi po shikon personi që i vesh dhe sa herë i mbyll sytë ai.
Për të bërë të mundur këto matje ato do të jenë të shoqëruara nga një aparat për androidë dhe IOS. Syzet do të përdorin një teknologji bio-sensore për të kapur çdo ndryshim në gjendjen e njeriut në mënyrë që përdoruesi të monitorojë trupin e tij në kohë reale.

 


Përveçse sensorëve, syzet vijnë edhe me një bosht 6 accelerometers për të qenë sa më të integruara deri në fund të krahëve për monitoruar edhe sjelljen e këmbëve dhe të trupit. Syzet e zgjuara Jins Meme do të monitorojë nivelin e lodhjes tek cdo përdorues që i vesh.
Syzet Meme mund të përmirësojnë shëndetin duke e kontrolluar atë, madje mund t’iu këshillojnë se si të uleni për të qenë sa më komod. Syzet revolucionare do të kenë një çmim fillestar prej 199 dollarësh.

 


Hedhja në treg e tyre do të bëhet për herë të parë në Las Vegas në datat 6 deri në 9 janar. “Zhvillimi i këtyre syzeve zgjati rreth 5 vjet. Jins Meme arrijnë të kapin gjithë ndryshimet në trupin e njeriut duke inkurajuar trupin për një shëndet dhe gjendje më të mirë”, tha zëdhënësi i kompanisë japoneze Jins.


Më të lexuarat