Secondary Adv

Smartphoni i pare i gjithi me ekran nga Vivo

Share on Google+

Në shkurt të këtij viti një prej kompani ve më të njohura, Vivo, zbuloi planet për telefonin e ardhshëm të kësaj firme i cili do të quhej Apex, një smartphone me një pamje mjaft elegante i cili është telefoni i parë i cili realisht ka një ekran të gjithin me xham pra smartphoni i parë me ekran cep më cep. 

 

Tani, pesë muaj më vonë, telefoni duket sikur po bëhet realitet: Vivo sapo lëshoi një njoftim rreth një ngjarjeje të zbulimit dhe prezantimit të modelit të tij më të ri, në Shangai më 12 qershor. Video e prezantimit ishte në paraqitje e shkurtër e smarphonit më të ri të kësaj kompanie, i cili ndryshe nga çdo smartphon tjetër nuk ka një buton te vendosur në ekranin e tij, pra butonin Home siç quhet ndryshe, të cilin e kanë të dy prodhuesit më të pëlqyer, Apple dhe Samsung. Një detaj dhe risi tjetër e telefonit është edhe kamera frontale e tij e cila ndodhet në majën e telefonit pra në pjesën e sipërme të tij. Kamera ka një përdorim të veçantë, ajo në momentin kur duam të bëjmë foto del jashtë përmes një mekanizmi, duke e bërë atë të ngjashme me një kamera filmike.  

 

Vivo gjithashtu është smartphoni i cili është  përzgjedhur për të qënë smartphoni zyrtar i Kupës Botërore të 2018 të FIFA. Apex, plani për të cilin u njoftua në shkurtin e kaluar, një prej tiparet e tij karakteristike është fakti se gjysma e poshtme e ekranit vepron si një sensor për gjurmët e gishtave, falë teknologjisë nën ekran. Duket se Vivo po merr pozicionin kryesor në garë për të ndërtuar një pajisje e gjitha me ekran, por ka një konkurrencë të ashpër në horizont. Lenovo po mendon diçka të ngjashme lidhur me ekranin, Z5  gjithashtu në qershor dhe Pixel 3 mund ta ndjekë me një dizajn të ngjashëm në vjeshtë. Pra kamera e këtij smartphoni nuk është një kamera e zakonshme, pasi ajo nuk është e vendosur në trupin e telefonit si çdo kamera tjetër, por ajo del jashtë tijnë momentin kur duam të fotografojmë diçka ose konkretishtë të bëjmë selfie.  


Më të lexuarat