Secondary Adv

Disa minuta gjume ne keto kabina per punonjesit e lodhur

Share on Google+

Nju Jorku është qyteti që nuk fle, por orët e zgjatura, pakënaqësie dhe puna konkurruese nënkuptojnë se edhe punonjësit më të përkushtuar duhet të rimbushin bateritë, pra domosdoshmërisht lind nevoja për gjumë. Por, në vend që të pinë një kafe apo pije energjie, një numër në rritje i njujorkezëve po zgjedhin të bëjnë një sy gjumë të shpejtë gjatë orarit të punës.  

 

Duke qënë se amerikanët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për shëndetin duke u kujdesur për ushqimet dhe lëngjet që konsumojnë disa biznese duke vënë re jetën krejtësisht të mbingarkuar që bëjnë shumica e amerikanëve, atëherë kanë krijuar opsionin e zonave të fjetjes, të cilat u ofrojnë klientëve mundësinë për të konsumuar një orar të shkurtër të gjumit brenda një QT. Nap York është një prej këtyre pikave ose më saktë qëndrave të gjumit. Nap York u hap tre muaj më parë në një ndërtesë tre katëshe afër Penn Station, në të cilin klientët paguajnë 12 dollarë për të fjetur 30 minuta në një kabinë gjumi prej druri, ditën ose natën. Ne donim t'i akomodonim të gjithë njujorkezët e lodhur", shpjegon Stacy Veloriç, drejtoresha e marketingut të kompanisë. 

 

Është shumë e vështirë për të gjetur paqe dhe qetësi brenda qytetit të Nju Jorkut. Biznesi u hap me shtatë kabina, por kërkesa tejkaloi furnizimin dhe ata shtuan 22 më shumë. Së shpejti do të ketë edhe shtretër të varur në çati, ku lëkundja për rreth gjysëm ore do të kushtojë 15 dollarë. Mungesa e gjumit në SHBA është e vërtetë. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një e treta e amerikanëve flenë më pak se sa duhet. Vetëm 24 për qind e njujorkezëve marrin tetë ose më shumë orë gjumi, gati gjysma marrin gjashtë ose më pak, sipas një sondazhi të gjerë shtetëror për Kolegjin Siena. 

  

Mungesa e gjumit shkakton mungesë të humorit, produktivitet të ulët dhe përqendrim të dobët. Ajo gjithashtu i kushton ekonomisë amerikane deri në 411 miliardë dollarë dhe ekuivalentin e 1.23 milionë ditëve të punës në vit, sipas një studimi të Rand Corporation në 2016. Laura Li, një redaktore 28 vjeçare për një kompani udhëtimi, është dikush që preferon më shumë një gjum të shkurtër prej 35 minutash se sa një kafe. Çdo javë ajo shkon në YeloSpa, një spa luksoze, përballë Trump Tower. Zonja Li hyn në një kabinë gjashtëkëndore që duket drejt nga një film science fiction dhe shtrihet në një shtrat i cili qëndron pezull në një pozicion zero graviteti, gjunjët dhe këmbët e ngritura për të ulur rrahjet e zemrës dhe të nxisin gjumin. 

 

Themeluesi Nicolas Ronco foli për Huffington Post dhe shpjegoi këtë pozicion të pazakontë. Avantazhi i këtij pozicioni është që qarkullimi i gjakut do të modifikohet pak dhe gjaku do të përqëndrohet në gjoksin tuaj, duke provokuar një reagim të shpejtë relaksimi. Hulumtimi shkencor mbështet përfitimet e gjumit. Një, do të të ndihmojë zemrën tënde."Ka pasur një studim që tregoi se njerëzit të cilët janë në gjendje të të marrin një sy gjumë, pra të mund të flejnë për 20 minuta tri herë në javë, ulin shkallën e sulmeve të zemrës me 37 përqind. Tridhjetë e pesë minuta pasi Zonja Li hyri në dhomën e gjumit, ajo do të zgjohet nga 'një diell i simuluar', shpjegon Maya Daskalova, drejtuese e YeloSpa.  

Çmimi in këtij shërbimi është një dollar në minutë, me një minimum prej 20 dhe një maksimum prej 40. Ekspertët thonë se një gjumë i tillë i shpejtë dhe i lehtë mund të jetë i dobishme për rritjen e produktivitetit, kreativitetit dhe përtëritjen e një personi. Kohëzgjatja e kohës së gjumit të cilën një person kërkon është e rëndësishme, pasi modelet e gjumit mund të përcaktojnë 'suksesin' e një gjumi të kënaqshëm. Gjumi REM stimulon rajonet e trurit që përdoren për të mësuar dhe mendohet të përfshihen në procesin e ruajtjes së kujtimeve. 


Më të lexuarat