Secondary Adv

Sistemi qe pastron hapesirat detare nga mbetjet plastike

Share on Google+

Disa studiues shpresojnë të vendosin një mbledhës plastik prej 600 metrash në Oqeanin Paqësor për ta pastruar atë nga mbetjet e dëmshme plastike. 

 

Pastruesi i Oqeanit ka kryer tashmë 6 ditë nga testi i tij i cili konsiston në një anije që tërheq si një rimorkio, një mbledhës për mbetjet plastike në hapësirën e oqeanit. Sistemi i mbledhjes do të ndjekë një model rreth 50 milje detare jashtë Golden Gate. Njësia e provës prej 120 metrash e dizajnuar për të imituar sistemin e plotë të madhësisë, është më e gjera deri më sot, dhe drejtimi i testit dy javor do të ndihmojë ekipin të vlerësojë sigurinë dhe efektivitetin e saj përpara provave dhe testeve më të mëdha të cilat priten të zhvillohen këtë verë. Testi do të shqyrtojë punën e sistemit në ujë, duke ndjekur një model kompleks që shkon me dhe kundër valëve, dhe godet kushtet e ndryshme të motit. Kjo do të zbulojë se si ekrani ngrihet nën tërheqje. Ekrani është pjesë e sistemit që ka për qëllim të përqendrojë plastikën nën sipërfaqe në drejtim të kundërt me lundruesit, shpjegon Ocean Cleanup. 

 

Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në sjelljen e rrjedhës së sistemit pasi të jetë vendosur plotësisht për të lëvizur lirshëm në rryma dhe gjithashtu në erë. Sistemi 120 metra, më i gjati që kemi vendosur deri më tani, ka ekranin e ngjashëm të ngritur duke qënë se do të jetë pjesë e sistemit të plotë. Do të fillojë me ekranin e tërhequr për modelin e parë të provës, pastaj ulja e tij për një tjetër rrjedhë. Inxhinierët do të monitorojnë në mënyrë aktive dhe do të regjistrojnë përgjigjet e sistemit për të na ndihmuar të gjejmë mënyrën më të sigurt dhe më efektive për ta transportuar atë në distancë shumë më të madhe prej më shumë se 1,000 milje detare. Sipas Cleanup Ocean, testi do të zgjasë për dy javë dhe pastaj sistemi tërheqës do të kthehet në pikën e grumbullimit. Seksioni prej 120 metrash përfundimisht do të përfshihet në sistemin e plotë, madje edhe me një ekran të ri. 

 

Inxhinierë t do monitorojnë në mënyrë aktive dhe gjithashtu të regjistrojnë përgjigjet e sistemit për të na ndihmuar ne të gjejmë drejtimin më të sigurt dhe më efektiv për të transportuar. Sapo njësia të kthehet, puna me sistemin do të vazhdojë dhe në thelb do të shkurtojmë sistemin në gjysmë dhe do të vendosim 480 metra të mbetur të tubit në dy seksione  prej 60 metrash, thotë Ocean Cleanup. Gjithashtu ata shprehen se do të përgatisin Sistemin 001 për provat e Paqësorit që do të zhvillohen në ujërat ndërkombëtare, 220 deri në 240 milje detare jashtë bregut nga San Francisko dhe kjo mund të zgjasë deri në dy muaj. 


Më të lexuarat