Secondary Adv

Resorti ne Maldives qe ofron udhetime me nendetese

Share on Google+

Resorti Four Seasons i cili ndodhet në Maldives së fundmi ka prezantuar shërbimin e tij për rezidentët e hotelit, një nëndetëse private e cila ofron ture nëpër shkembinjtë nënujorë të kësaj zone të mrekullueshme. 

 

Ata të cilët qëndrojnë në këtë vend të izoluar luksoz mund të ngjiten në bordin e një Super Falcon 3S, të ndërtuar nga kompania Deep Flight, dhe të zbresin deri në 120 metra për të vëzhguar dhe shijuar nga afër pamjet mahnitëse të botës nënujore mjaft të pasur që ofron kjo zonë. Nëndetësja mund të mbajë deri në 2 persona për çdo herë që ajo lundron thellë në ujërat e këtij ishulli mahnitës. Ajo u bën të mundur pushuesve të shohin nga afër formacionet korale, të kalojnë përreth peshqëve të rrallë dhe peshkaqenëve të panumërt, breshkave, apo delfinëve, të gjitha këto pa qënë nevoja të lagen apo të shqetësohen për ndonjë rrezik të mundshëm, dhe sigurisht falë nëndetëses Super Falcon 3S që ofron ky resort. Piloti tregon në çdo zhytje  gjithçka haset gjatë këtij udhëtimi, duke komentuar në kohë reale, dhe gjithashtu duke u dhënë njohuri dhe informacione të shumta mysafirëve për mrekullitë e ekosistemit nënujor.   

  

Por ekskursione të tilla nuk mund të quhen aspak të lira, kjo për shkak se një udhëtim me dy persona kushton rreth 1.500 dollarë. Nëndetësja Super Falcon 3S është e përshkruar si jo e dëmshme për mjedisin duke mos cënuar shkatërrimin apo ndotjen e këtij ekosistemi kaq të pasur, duke operuar me baterie cila ofron siguri, komoditet dhe stilnë një kabinë personale e cila ofron ajër të kondcionuar por edhe pamje 360 gradë për të vëzhguar më mirë botën nënujore. Super Falcon 3S është dizajnuar gjithashtu me mjedisin në mendje: shkarkimet e saj elektrike dhe akustike janë minimizuar në mënyrë që të mos shqetësojnë jetën detare dhe kurrë nuk ankorohen në shtratin e detit ose në shkëmbinj nënujorë. 

 

Nënpresidenti rajonal i Four Seasons, Armando Kraenzlin, tha: Në Four Seasons Landaa Giraavaru, ne kemi qenë prej kohësh në linjë me misionin DeepFlight për të sjellë ndërgjegjësimin në oqeane.'Këto ekskursione nëndetëse ripërcaktojnë eksplorimin detar dhe e lidhin hendekun midis botës që shohim mbi dallgë dhe asaj që ekziston më poshtë. Ne nuk mund të jemi më krenarë duke qenë se jemi resorti i parë në botë i cili ka nisur lundrime të tilla me nëndetëse, DeepFlight Super Falcon 3S.


Më të lexuarat