Secondary Adv

BlackBerry KEY2 me 2 kamera te pasme dhe tastiere

Share on Google+

Kompania BlackBerry po përgatitet të prezantojë celularin e saj të ardhshëm, të quajtur KEY2, i cili do të suportojë një sistem me dy kamera, flash LED dhe tastierë fizike. Smartphoni është një vazhdim i KEYone, i cili u prezantua në ekspozitën e Mobile World Congress në shkurt 2017. 

 

Njëjtë si KEYone, telefoni i ri do të mundësohet nga sistemi operativ Google i Android. BlackBerry zakonisht shton përmirësimet e veta të softuerit në Android për të përmirësuar sigurinë në pajisjen celulare, një pikë kryesore kjo e shitjes për kompaninë e fokusuar tek privatësia. BlackBerry ka ndarë një klip të shkurtër ngacmues për të njoftuar ardhjen e smartphonit të tij të ri, në të cilin ofrohet një paraqitje e shkurtër e fokusuar në disa nga veçoritë e reja të kësaj pajisje. BlackBerry ka përfshirë një buton misterioz të ri në tastierën fizike të KEY2. Butoni i ri, nuk ishte pjesë e përbërjes së telefonit të mëparshëm të kësaj kompanie, BlackBerry KEYone. 

 

Për fat të keq, BlackBerry tani për tanipo qëndron gojëkyçur për qëllimin e këtij butoni misterioz. Një zëdhënës i kompanisë i tha se funksioni  i çelësit të ri do të zbulohej gjatë muajit të ardhshëm në eventin e prezantimit. Është e paqartë nëse kamerat e dyfishta në BlackBerry KEY2 do të përdoren për të marrë fotografi të stilit portret, si iPhone X. IPhone përdor informacion nga të dyja lentet për të ndarë subjektin e fotos nga sfondi, duke e lejuar atë që të turbullojë artificialisht këtë të fundit. BlackBerry KEY2 do të zbulohet në New York City më 7 qershor 2018. BlackBerry zbuloi planet për të lançuar 'të paktën' dy smartphonë të rinj përpara fundit të vitit gjatë një konference shtypi në janar. 

 

KEY2 duket të jetë i pari nga këto pajisje të reja të cilat janë njoftuar nga kompania si projektet e ardhshme të saj. TCL, prodhues multinacional që zotëron të drejtën për të shitur smartphonë nën emrin e markës BlackBerry, ka shitur 850,000 aparate KEYone në 2017. Por përkundër numrit të dobët të shitjeve, drejtuesit e kompanisë thanë se e konsideronin KEYone një 'sukses të pakualifikuar'. Dy vite më parë BlackBerry KEYone periudhë e cila i referohet hedhjes në treg të kësaj pajisje, kushtonte 549 dollarë. 


Më të lexuarat