Secondary Adv

Ne te ardhmen robotet dhe njerezit do krijojne lidhje te ngushta emocionale

Share on Google+

Në të ardhmen mendohert se njerëzit do të fillojnë ti duan robotët njësoj sikur ata të ishin pjesë e familjes së tyre dhe jo tu tremben atyre sikur të ishin armiq, është ky një përfundim i një studiuesi në universitetin e Oxford. 

 

Zoti Nigel Shadbolt shprehet se ne po futemi në një periudhë kur robotët do të luajnë rolin e kujdestarëve për të moshuarit dhe gjithashtu si një shoqeri e mirë për fëmijët e vetmuar. Sir Nigel, një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Oksfordit, gjatë Festivalit të Hay në Uells u shpreh se roli i robotëve në jetën e njeriut është keqkuptuar për shkak se  robotët sipas tij nuk janë për tu pasur frikë. Nuk është inteligjenca artificiale ajo që duhet t'ju trembë, është marrëzi e natyrshme". Bashkë autori i The Digital Ape: Si të Jetosh (në Paqe) me Smart Machines dhe drejtori i Kolegjit Jezu, Oksford tha se ai e kuptonte pse njerëzit ishin të shqetësuar për shpejtësinë me të cilën janë përsosur robotët dhe inteligjenca artificiale. 

 

Me shumë të drejtë njerëzit filluan të shqetësohen dhe të bejnë pyetje të tilla si nëse do të arrijnë makineritë të zhvillohen apo nëse do të bëhen ata super të aftë? Në këtë rast ju them që jo, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Ne po ndërtojmë super inteligjencë super të ngushtë pra me një fushë veprimi të caktuar, për të arritur detyra. Por ende nuk kemi kuptim për një karakterizim të përgjithshëm të inteligjencës artificiale ose si kaloni nga një detyrë në tjetrën. Në vend të kompjuterëve që kërkojnë të afrohen me njerëzit, Sir Nigel beson se do të jetë raundi tjetër, me njerëzit që dëshirojnë të krijojnë marrëdhënie kuptimplotë me makinat."Ne do të fillojmë të krijojmë një lloj ndjeshmërie me ta, gati gati një lloj lidhje familjare.  

 

Nuk do të kalojë shumë kohë para se këto pajisje të jenë shoqëruesit që rriten me fëmijët tanë dhe që kujdesen për ne kur të jemi tashmë të moshuar, Tha Sir Nigel. Ne projektojmë emocione dhe synime mbi këto sisteme. Nuk ka rëndësi se pas atyre qarqeve dhe sistemeve kompjuterike nuk ka asgjë tjetër më shumë se kaq apo që përafrohet me ne njerëzit dhe ndjesitë tona, mjafton vetëm një shoqërues i mirë për biseda dhe për tu kujdesur për ty. Pra për ta përmbyllur thotë ai, e rëndësishme  është që njerëzit do të krijojnë një lidhje të ngushtë me robotët.


Më të lexuarat