Singapor - New York, fluturimi me i gjate ne bote prej 19 oresh
Linja ajrore Singapore Airlines është shprehur së fundmi se shumë shpejt do të prezantojnë fluturimin më të gjatë komercial në botë, dhe madje ata shprehen se fluturimi i parë mund të jetë në muajin tetor të këtij viti.
Një fluturim i tillë zgjat rreth 19 orë dhe bëhet fjalë për një itinerar nga Changi në Singapor për në New York por që sipas njoftimit të kompanisëajo nuk do të jetë e disponueshme për klasin ekonomik të udhëtimit, pra duke na çuar në përfundimet që kemi të bëjmë me një fluturim mjaft të kushtueshëm. Udhetimii cili zgjat gjithë ditën dhe që ka një itinerar mjaft të gjatë, nga Changi drejt aeroportit të New York duke mbuluar rreth 16,700 kilometra ose 10,300 milje në një kohëzgjatje prej 18 orë e 45 minuta.
Kompania ajrore e cila mban rekordin aktual për fluturimin më të gjatë në botë, është për momentin Qatar Airways Flight 921, i cili fluturon nga Auckland për në Doha dhe zgjat 17 orë e 40 minuta. Fluturimi nga kompania ajrore Singapore Airlines do të përdorë avionë të mëdhenj A350-900ULR të cilët do të konfigurohen për të mbajtur 161 pasagjerë gjithsej, nga të cilët 67 do të bëjnë pjesë në klasin e biznesit dhe 94 pasagjerë të tjerë do jenë pjesë e një klasi më të lartë se ai ekonomik ose ndryshe premium economy. Linja ajrore kishte fluturuar në një itinerar të ngjashëm nga viti 2004 deri në vitin 2013, por e anulloi atë pasi të ardhurat nga kjo linjë rezultuan të jenë poshtë pritshmërive të kompanisë.
Megjithatë, vendimi i saj i fundit vjen kur transportuesit kërkojnë burime të reja të të ardhurave në një mjedis konkurrues, ndërkohë që fluturimet me distanca të gjata shpesh bëjnë më shumë para se sa ato që kërkojnë ndalesa. Kjo kompani ka gjithashtu plane për një fluturim pa ndalesa nga Singapori për në Los Angeles duke përdorur të njëjtin avion. Vitin e kaluar, ajo konsolidoi njësitë e saj me kosto të ulët TigerAir dhe Scoot në një njësi të vetme në një përdorim më të modernizuar.