×
Secondary Adv

BEARTOOTH Smart Walkie Talkie, pajisja qe kryen funksionin e nje telefoni

Share on Google+

Sistemi BEARTOOTH Smart Walkie Talkie është padyshim një pajisje magjike duke qënë se kemi të bëjmë me një pajisje inteligjente e cila është në formën e një radiomarrësi, por që bën shumë më shumë se aq. 

 

Këtu qëndron edhe magjia e vërtetë e kësaj pajisje, duke qënë se nuk kemi të bëjmë thjesht me një radiomarrëse të zakonshme por me një pajisje të një teknologjie inovative e cila bën gati gjithçka. Nëse hyjmë në brëndësi të përdorimit të kësaj pajisje atëherë do të kuptojmë që ajo bën gati gjithçka që arrihet të kryhet me anë të telefonit.  

 

Kjo pajisje e mrekullueshme lidhet me anë të wirelesssit me smartphonin tuaj dhe dhe ju bën të mundur juve të merrni telefonata, të merrni por edhe të dërgoni mesazhe, madje edhe të navigoni në hartë dhe të gjitha këto pa qënë nevoja për wi-fi apo për sinjal telefonik. Është fantastike për shëtitje apo zona të largëta, ose për koncerte dhe ngjarje sportive ku bllokimi i rrjetit telefonik apo edhe shërbimit të internetit, shpesh e bën të pamundur komunikimin me miqtë tuaj. Në varësi nga terreni ku ju aktualisht ndodheni mjedisi që ju rrethon, kjo pajisje ka një distancë lidhjeje dhe veprime prej 1 deri në 3 milje.

 

Këto janë disa nga detajet e produktit dhe shërbimeve që kjo pajisje ofron:   

 

Beartooth lejon përdoruesit të komunikojnë direkt nga Beartooth në Beartooth pa sinjal telefonik ose Wi-Fi.

I përshtatshëm për IOS por edhe për android: Beartooth mund të përdoret në mënyrë të ndërsjellë me të dy pajisjet iOS dhe Android, duke e bërë të lehtë për t'u ndarë me miqtë dhe familjen. Gjithashtu ai shitet në çifte, duke përfshirë edhe karikuesin.

Flisni, shkruani mesazhe por edhe ndani vendodhjen tuaj: Krijoni mesazhe një në një ose në grup, flisni, shkruani dhe ndani vendndodhjen tuaj me çdo kontakt të Beartooth.  

Tiparet shtesë: Bateria litium jon 3000 mAh është ndërtuar për të kaluar një aventurë të plotë katër-ditore dhe mund të dyfishohet si një bateri rezervë për të ngarkuar smartfonë dhe tableta.

Shumë i lehtë për tu përdorur: Shkarkoni aplikacionin falas "Beartooth" nga iTunes ose Google Play, lidhni Beartoothin tuaj dhe lidhuni me miqtë.


Më të lexuarat