Secondary Adv

Walmart sjell sherbimin e blerjeve permes mesazheve

Share on Google+

Walmart është duke ia kaluar Amazonës me një shërbim të ri të blerjeve me anë të mesazheve. Programi i anëtarësimit prej 50 dollarë në muaj i lejon blerësit të cilët nuk kanë shumë kohë në dispozicion për të bërë blerjet direkt nga dyqani, të përdorin mesazhe me tekst për të porositur produktet të cilat më pas dorëzohen në pragun e tyre. 

 

I quajtur Jetblack, i lejon blerësit të blejnë sende nga Walmart.com dhe shitësit e tjerë duke shënuar në këtë mënyrë përpjekjen e fundit nga shitësi më i madh i vendit për të plotësuar nevojat e konsumatorëve me të ardhura më të larta. Një shërbim i tillë nga gjigandi Walmart është duke u testuar në Manhattan dhe pjesë të Bruklinit, por pritet të qarkullojë në më shumë rajone me kalimin e kohës. Shërbimi do të ofrojë dërgesat e së njëjtës ditë dhe të ditës tjetër pa pagesë shtesë. Nuk ka asnjë sasi minimale blerjeje të nevojshme për ofrimin e shërbimit të shpërndarjes i cili do sjellë në shtëpiat e konsumatorëve, produktet e përgjedhura nga ata me anë të telefonit. 

 

Përdoruesit gjithashtu kanë mundësi të sigurojnë paketimin e dhuratave pa asnjë pagesë, kartolinat me shënime për dhuratat, të shkruara me dorë dhe gjithashtu ofrimin e shërbimit për festa. Kjo lejon blerësit të porositin gjithçka, nga dhuratat e ditëlindjes në gjërat e domosdoshme shtëpiake, bazuar në rekomandimet e kuruara të blerjeve. Përdoruesit mund të shkruajnë aplikacionin 'J' dhe të marrin rekomandime për çdo gjë nga televizori më i mirë e deri tek dhurata për miqtë dhe familjen. Artikujt e përditshëm do të vijnë nga Walmart dhe Jet.com. Për artikujt e specializuara, Walmart po punon me dyqanet si Pottery Barn dhe Saks Fifth Avenue. Jetblack nuk do të dërgojë artikuj si ushqimi, alkooli ose ilaçet me recetë. Shërbimi udhëhiqet nga bashkë themeluesi Jenny Fleiss i Rent the Runway.  

 

Qëllimi është të mendojmë për teknologjitë e ndryshimit të lojës që do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit blejnë, tha Fleiss, sipas Reuters. Ky shërbim ka qenë në dispozicion për një grup të kufizuar përdoruesish për tetë muajt e fundit, por Walmart vetëm gjatë kësaj jave e ka bërë publik këtë program. Mijëra njerëz njoftohet se janë në listën e pritjes për t'u regjistruar për Jetblack. Jetblack do të njoftojë blerësit nëpërmjet tekstit nëse një produkt që ata kanë porositur do të dalë jashtë magazinimit. Fleiss tha se Jetblack përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar nëse artikujt kanë dalë jashtë magazinës. Walmart ka bërë më shumë përpjekje në ndërtimin e biznesit të tij të tregtisë elektronike në muajt e fundit, së fundmi ndër të tjera, duke filluar shpërndarjen e përditshme të ushqimeve në Nju Jork.   

 

Në muajin mars, firma bleu një shumicë aksionesh të Flipkart, gjiganti i tregtisë elektronike të Indisë. Megjithatë, Walmart gjithashtu duhet të konkurrojë me Amazon Prime dhe Prime Now, të cilat ofrojnë dërgesë dy-ditore dhe të njëjta për abonentët. Walmart gjithashtu ka forcuar rrjetin e saj të logjistikës për të qenë në gjendje të trajtojë kërkesat e mëdha për shpërndarje.


Më të lexuarat