×
Secondary Adv

Top Standart prezanton kapaket e rinj te tualetit nga GSI Ceramica

Share on Google+

 

 

Kur vjen puna për pastrimin e tualetit cështja bëhet mjaft e vështirë, pasi higjena në atë pjesë të shtëpisë duhet të jetë maksimale. Ju ka ndodhur shpesh që kapaku i WC-së të grumbullojë papastërti të shumta dhe pastrimi aty bëhet tejet i vështirë. Por edhe për këtë problem ka një zgjidhje!

 

 

Së fundmi, kompania shqiptare e hidrosanitareve Top Standart ka bërë pjesë të koleksionit të saj të ri një produkt inovativ që zgjidh problemin tuaj!
Top Standart prezanton kapakët e rinj të tualetit të prodhuar nga GSI Ceramica, për një kujdes me te madh shëndetësor dhe për një banjo sa më të pastër. Vend i ri i tualetit është projektuar dhe krijuar për të plotësuar nevojat e përditshme.

 


Kapaku i ri i tualetit mund të instalohet në të gjitha WC-të në të dyja versionet, në këmbë me instalim në dysheme dhe inkaso me instalim në mur duke thjeshtuar aktivitetin e pastrimit dhe përmirësuar komoditetin.

Funksioni "Quick Release", lejon që kapaku të hiqet lehtë pa pasur nevojën që të përdoren mjete të tjera për ta cmontuar. Ju mund ta hiqni fare lehtë, thjesht duke e tërhequr nga lart. Kjo thjeshton pastrimin e të gjithave atyre zonave të cilat normalisht janë të vështira për t’u arritur duke ju siguruar në këtë mënyrë një higjienë më të madhe në tualet, e konkretisht në WC.

 


Funksioni i ripozicionimit të tualetit është aq i thjeshtë sa mjafton që ju ta shtypni fare lehtë butonin e shkarkimit për të aplikuar një presion të madh uji.
Funksioni "Soft Close" lejon kapakun e WC-së për një mbyllje të ngadaltë. Ky funksion parandalon dëmtimet aksidentale dhe mbylljet e kapakut më forcë, duke siguruar rehati dhe shmangur dëmet e mundshme.

Top Standart

Tel: +355 4 22 30 112

Cel: +355 69 40 44 881

Cel: +355 69 40 44 882

E-mail: info@topstandart.com

Web: www.topstandart.com


Më të lexuarat