AbleTech's Evo GoCam ka bërë një hap përpara për sa i përket selfie-ve apo fotografive me anë të kameras së përparme, dhe bëhet fjalë për një kasë prej silikoni të përshtatshme për çdo smartphone por që ndryshe nga kasat e tjera ka një kamera me wireless e cila është e lëvizshme.
Le ta pranojmë që selfie sticks janë disi të bezdisshëm dhe gjithashtu të limituar nga gjatësia e shkopit, duke e bërë ndonjëherë jo mjaftueshëm të përshtatshëm për foton që kërkon të bësh. Por së fundmi një problem të tillë e zgjidh AbleTech's Evo GoCam, pajisja me e re teknologjike për sa i përket aksesorëve të pajisjeve elektronike. Kjo kasë që vjen e pajisur me një kamera me wireless dhe që gjithashtu është e lëvizshme, përshtatet edhe me modelet aktuale të iphone dhe gjithashtu me markat më të njohura të telefonave Android.
Kasa përmban një kamera të hollë me Wi-Fi e cila është e përmasave 6mm dhe qëndron në brendësi të kasës në momentin që ajo nuk përdoret, por që mund të nxirret jashtë saj dhe të vendoset kudo që ju dëshironi, për të bërë fotot tuaja. Kamera ka një kapacitet prej 5 megapixel për të shkrepur foto dhe bën video 1080p/30fps të cilat ruhen në një kartë memorje dhe më pas kalon tek telefoni deri në një distancë prej 46 metra.duke përdorur aplikacionin e rregullimeve përdoruesit mund të shohin se çfarë po sheh kamera, dhe më pas të arrijnë të bëjnë foto dhe video si dhe ti ndajnë ato në mediat sociale ose madje edheti transmetojnë ato live pra në kohë reale. Kamera ka të bashkangjitur një panel fleksibël, që do të thotë se jo vetëm që mund të mbështetet kudo pra mbi çdo sipërfaqe, por gjithashtu mund të vendoset në sipërfaqe të sheshta siç janë muret. Përveç përdorimit të saj për të bërë foto, ajo mund të përdoret gjithashtu si një kamera nënujore, një dash cam, një monitor për fëmijë, ose për aplikacione të ndryshme të tjera.