Secondary Adv

Citibank zevendeson 10.000 punonjes me robote

Share on Google+

Sipas një parashikimi të frikshëm, banka e investimeve Citigroup mund të automatizojë deri në 10,000 vende pune brenda pesë viteve të ardhshme.  

 

Teknologjia dhe pozicionet operacionale ishin "më të efektshme dhe më produktive për makineritë", sipas Jamie Forese, shefi ekzekutiv i grupit të klientëve institucionalë të bankës. Forese sugjeroi Financial Times se kompania do të shkurtojë deri në gjysmën e 20,000 pozicioneve operacionale të saj kur makinat të zëvendësojnë njerëzit me një ritëm më të shpejtë. Ne kemi 20,000 role operacionale. Gjatë pesë viteve të ardhshme mund ti shndërrojmë ato në 10,000? Tha Forese. Banka do të punësojë njerëz në fusha të tjera si shitjet dhe hulumtimet. Çfarë po bëjnë njerëzit, lloji i punës që bëhet nga njeriu në vend të makinës do të ndryshojë, tha Forese. Një lëvizje në automatizimin nga Citibank do të ndiqte trende më të mëdha në të gjithë industrinë bankare. 

 

Nga viti 2007 e deri në vitin 2017 afërsisht 60.000 punë janë eleminuar nga 8 prej bankat më të mira të investimeve në botë. Pesë robotë kanë zevendësuar shtatë punonjës në një nga degët e bankës St. Galler Kantonalm në Zvicër, në mënyrë që të arrihet një ritëm më i shpejtë pune. Robotët ishin të aftë të bënin të njëjtën punë që bënin edhe punonjësit njerëz dhe për më tepër ata mund të punonin 24 orë në 7 ditë pa qënë nevoja për të pushuar, duke i bërë në këtë mënyrë ata shumë herë më efektivë. Duke qënë se projekti pilot shkoi mjaft mirë, atëherë banka vendosi të shtojë punonjësit e saj robotë. Vitin e kaluar një raport arriti në përfundimet se jo më shumë se 800 milionë punonjës mund të zevendësohen me makineri robotike dhe ky proçes mund të ndodhë brenda një kohëzgjatje prej 13 vjetësh. Një studim nga GFT Technologies SE në vitin 2017, zbuloi se teknologjitë dhe inteligjenca artificiale mund revolucionarizojë sektorin financiar. 

 

Hulumtuesit bënë një studim prej 285 profesionistësh nga bankat e nivelit të dytë në tetë vende. Ata gjetën se 94 për qind e pjesëmarrësve thanë se inteligjenca artificiale shtoi drejtpërdrejt vlerën e kompanisë së tyre. Një raport nga nëntori i vitit të kaluar ka gjetur qindra miliona vende pune në sektorë të ndryshëm që janë në rrezik. Punët që ka shumë të ngjarë të zevendësohen me robotë janë punëtorët e ushqimit të shpejtë dhe operatorët e makinave, ndërsa kopshtarët, tregtarët dhe punëtorët e kujdesit për fëmijët janë më pak të ngjarë të zëvendësohen nga robotë, sipas raportit.


Më të lexuarat