×
Secondary Adv

Shikoni ndeshje futbolli te projektuara ne tavolinen tuaj

Share on Google+

Ndërsa kampionati Botëror i futbollit starton sot, disa kërkues nga universiteti i Washingtonit kanë krijuar një sistem të inteligjencës artificiale, i cili projekton një ndeshje futbolli në tavolinën tuaj.  

 

Ata kanë nxjerrë 12,000 imazhe 2D të lojtarëve nga lojrat e FIFA-s dhe më pas kanë trajnuar një rrjet nervor konvencional për të dhënat e lojtarit 3D të marra nga video lojërat e futbollit. Rikrijimi i diçkaje dinamike si një ndeshje futbolli nuk është e lehtë, shpjegojnë autorët. "Ekzistojnë sfida të shumta në rindërtimin monokular të një loje futbolli", shkroi një prej hulumtuesve në një studim të ri që përshkruante punën. Ne duhet të vlerësojmë pozicionin e aparatit që lidhet me fushën, i cili ka si detyrë të zbulojë dhe të gjurmojë secilin prej lojtarëve, të ri ndërtojë formën e trupit të tyre si dhe pozicionet që më pas të bëjë rindërtimin e kombinuar. Sistemi ishte në gjendje të parashikonte me saktësi plane të thella dhe t'i kombinonte ato me pamjet me ngjyra për të rindërtuar çdo lojtar në 3D. 

Rezulton se duke luajtur lojra elektronike të FIFA-s dhe duke interceptuar thirrjet midis motorëve të lojërave dhe GPU (Graphics Processing Unit), është e mundur të nxjerrim plane të thella nga struktura e video lojërave. Në veçanti, ne përdorim RenderDoc për të kapur lidhjet midis sistemit të video lojërave dhe GPU-së, tha ekipi. FIFA, e ngjashme me shumicën e lojrave, përdor sfondin e ngadalësuar gjatë video lojërave. Pasi thellësia dhe ngjyra të kapen bazuar në një strukturë të caktuar, ne e përpunojmë atë për nxjerrjen e lojtarëve. Megjithatë, topi është ende një punë në proçes të vazhdueshëm. Ata e mbivendosën ndeshjen në një fushë futbolli virtuale dhe mund të shikohet nga këndvështrime të ndryshme duke përdorur një shikues 3D ose një pajisje të Realitetit të Shtuar (AR) kudo në botë. Studiuesit përdorën syzet e zgjuar të HoloLens nga Microsoft për të testuar krijimin e tyre. 

 

Ata projektuan dhjetë lojra profesionale të futbollit me rezolucion të lartë, të gjetura në YouTube, edhe pse sistemi u trajnua vetëm për pamjet artificiale të videove. Megjithatë, në një skenar të botës reale, sistemi dha rezultate të shkëlqyera. Ata do të prezantojnë hulumtimet e tyre në konferencën vjetore për vizionin kompjuterik dhe njohjen e modelit (CVPR), në 18 deri në 22 qershor në Salt Lake City, Utah.


Më të lexuarat