
Nje robot qe kujdeset per femijet tuaj
IPal quhet roboti i cili kushton 1,400 dollarë dhe që gjithashtu flet dy gjuhë, jep mësime në matematike, bën shaka dhe bashkëvepron me fëmijët nëpërmjet një tableti në kraharor.
Inxhinierët projektuan pajisjen për të vepruar njësoj si një katër deri në tetë vjeçar, duke u bërë një fëmijë shtesë në familje që gjithashtu ndihmon 'të lehtësojë barrën' e ndjerë nga prindërit e zënë të Kinës. Androidi ofron arsim dhe shoqëri për fëmijët e vetmuar dhe gjithashtu një qëtësi për mendjen e të rriturve, të cilët mund të flasin dhe të monitorojnë në distancë fëmijën e tyre përmes ekranit të iPal. Një aplikacion për smartphonin lidhet direkt me prindërit përmes makinerisë robotike, duke i lejuar ata të shohin dhe gjithashtu të dëgjojnë në afërsi të robotit iPal. Roboti ishte një ndër shmë prej teknologjive të reja të prezantuara në Consumer Electronics Show pra në prezantimin e elektronikës për konsumatorët, i zhvilluar në Shangai gjatë kësaj jave. Ideja për këtë robot është të jetë një shoqërues i mirë për fëmijët, është shprehur Tingyu Huang, një prej idejuesit e teknologjisë AvatarMind, me bazë në qytetin lindor të Kinës, Nanjing.
Kur një fëmijë e sheh, ai ose ajo do të mendojë për robotin si mik, si një fëmijë tjetër në familje. Pajisja humanoide është e gjatë sa një fëmijë pesëvjeçar, lëviz dhe kërcen mbi rrota dhe sytë e tij vëzhgojnë gjatë gjithë kohës fëmijën ose fëmijët e ngarkuar për tu kujdesur, përmes teknologjisë së njohjes së fytyrës. Kjo teknologji filloi të shitej për konsumatorët në Kinë në dhjetor 2017. Blerësit në CES shikuan një shfaqje të disa iPals teksa vallëzonin njëkohësisht gjatë shfqaqjes. Janë mjaft të bukur. Isha vetëm duke menduar se vajza ime dyvjeçare do ta donte një, tha Mike Stone, një blerës nga Australia. Prindërit e rinj të cilët punojnë në Kinë shpesh përballen me barrën e kujdesit për fëmijët ose pleqtë duke u gjendur pa ndihmën e një familjeje të madhe të zgjeruar. Kufiri u rrit me dy fëmijë për çdo familje, në vitin 2016. Nuk mendoj se robotët mund të zëvendësojnë prindërit ose mësuesit, tha Huang. Por iPal mund të jetë një mjet plotësues për të lehtësuar disa nga detyrimet dhe punët e tyre. Megjithëse iPal mund të japë një paraqitje të shkurtër mbi të ardhmen e kujdesit për fëmijët, ngre pyetje rreth pasojave të përdorimit të robotëve për të rritur fëmijët.
Robotët janë një mjet i madh edukativ për fëmijët, tha Noel Sharkey, një profesor i robotikës dhe inteligjencës artificiale në Universitetin e Sheffield. Ai i frymëzon ata të mësojnë rreth shkencës dhe inxhinierisë. Por ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme që robotët të ruajnë fëmijët tanë. Ata nuk kanë ndjeshmërinë apo kuptueshmërinë e nevojshme për kujdesin ndaj fëmijëve. Nuk mund të zëvendësojë një babysitter, por është një robot social. Tregu i robotëve të Kinës është po ashtu i prekur nga nevojat e një popullsie në rritje të moshuar që preferojnë të plaken në shtëpi, në vend që të shkojnë në një shtëpi për të moshuar. AvatarMind së shpejti do të nisë një robot tjetër që mund të flasë me të moshuarit, ti kujtojë ata për të pirë ilaçet e tyre dhe për të thirrur spitalin kur ata nuk ndjehen mirë. IPal është roboti i fundit humanoid që do të tregtohet për përdorim familjar, duke ndjekur gjurmët e "Pepper" të vogël, të prodhuar nga SoftBank në Japoni në vitin 2015.
Më të lexuarat








