Jaguar sapo theu rekordin boteror te shpejtesise me kete varke
Varka V20E nga kompania Jaguar e cila fuqizohet me bateri sapo ka thyer rekordin e shpejtësisë për mjetet detare.
Peter Dredge, i cili ështëbashkë themelues i kompanisë Jaguar Vector, drejtoi varkën në një shpejtësi prej 88.62 milje në orë perreth 8 miljevetë liqenit Coniston Water në Cumbria të Anglisë. Shpejtësia e tij theu disa prej rekordeve të vazhdueshme të mëparshme, të cilat arrinin deri në shpejtësinë 76.8 milje për orë, fituar 10 vite më parë. Varka e vogël por e shpejtë u prezantua nga ekspertë të garave të cilët drejtonin prodhimin më të ri të kompanisë Vector, si Williams Advanced Engineering, nga të cilët kjo kompani huazoi komponentët e motorrit elektrik. Specifikat e baterisë, motorrit si edhe boshtit të kontrollit janë ende të paqarta, por ekipi që fshihet pas këtij krijimi ka përdorur pajisje të ngjashme dhe teknologji të përdoruara nga kompania edhe më parë tek Formula E, e cila bën fjalë për seritë e garave me funksion krejtësisht elektrik.
Ky mund të jetë lajmi më emocionues i Jaguar në lidhje me risitë e kësaj kompanie për sa i përket motobarkave të shpejtësisë së lartë, por gjithashtu është edhe hera e parë që kjo kompani thyen rekorde lidhur me teknologji të reja si dhe shpejtësinë e varkave elektrike. Kompania ka ardhur dalëngadalë duke u distancuar nga motorët me djegie tradicionale, madjeduke paralajmëruar se ata do të ndalojnë plotësisht prodhimin e makinave të bazuara në motor me djegie brenda një afati kohor i cili zgjat maksimumi deri në vitin 2020.
Kompania tashmë gjendet edhe në mes të krijimit të makinës së saj të parë e gjitha elektrikee quajtur Jaguar I-Pace. Gjithashtu është njoftuar se gjatë vjeshtës së këtij viti, një numër i madh makinash të modelit Jaguar I-Pace do të konkurojnë kundër njëri tjetrit në një seri garash të cilat do të zhvillohen përpara nisjes së eventit Formula E. Ndoshta një seri e varkave elektrike është gjithashtu në planet e ardhshme të kompanisë Jaguar.