×
Secondary Adv

Nje ore me zile qe ju zgjon permes aromave

Share on Google+

Kompania Kickstarter ka krijuar një orë të re të quajtur Sensorwake Trio e cila e bën zgjimin më të lehtë duke nxitur ngadalë ndjesinë tuaj të nuhatjes, shikimit dhe dëgjimit.  

 

Një kompani teknologjie dëshiron që zgjimi të jetë pjesa më e mirë e ditës tënde, në vend të pjesës më të pakëndshme, përmes pajisjes së saj të re Sensorwake Trio. Ndonjëherë, zgjimi është pjesa më e keqe e ditës. Pushimi juaj i këndshëm ndërpritet papritmas me tingujt e zhurmshëm dhe mjaft të pakëndshëm të alarmit tuaj. Kjo është realisht një mënyrë e keqe për të pasur një zgjim të mirë dhe si rrjedhojë për ta nisur sa më mirë ditën. Ora përmban një proces tre minutësh me tre hapa të cilat gradualisht ju zgjojnë në anën e djathtë të shtratit për t'ju frymëzuar juve për fillimin e ditës. 

Ora Sensorwake Trio në minutën e saj të parë tërheq ndjesinë e nuhatjes me nëntë lloje të ndryshme të aromave, të tilla si pishat e pyjeve, trëndafilat, bregdeti, çokollatës, lëngu i portokallit, kapuçinos dhe shumë më tepër se kaq. Vetëm zgjidhni një fishek të veçantë parfumi bazuar në preferencat tuaja ose gjendjen e humorit, të cilin kompania zvicerane e aromave Givaudan ka zhvilluar dhe projektuar, dhe futeni atë në orën e alarmit në mënyrë që ta aktivizoni atë. Të gjitha fishekët janë të vlefshme për 30 ditë dhe më pas ato do të duhet të zevendësohen me të tjera. Gjatë minutës së dytë, ora me alarm, e cila është bërë nga materiali i plastikës, drurit dhe aluminit me një peshë prej rreth një kilogram, tërheq ndjesinë tuaj të shikimit me një dritë qetësuese.  

 

Nëse nuk jeni gati të zgjoheni akoma, ora e alarmit me bazë sensori përmban një buton që do të përsërisë të njëjtin proçes pas 10 minutash. Produkti është ende një prototip derisa të jetë në duart e konsumatorëve. Fushata e kompanisë Kickstarter për orën e alarmit Sensorwake Trio përmban edhe aroma të veçanta të cilat përgjidhen nga konsumatorët si dhe melodi të ndryshme. Shitja e kësaj ore kaq të veçantë është njoftuar nga kompania se do të fillojë në muajin nëntor të këtij viti. Më pas, hapi i tretë dhe i fundit, lidhet me ndjesinë tuaj të degjimit ku falë pesë prej melodive të disponueshme, ora Sensorwake Trio ju bën të mundur të përjetoni një zgjim sa më të këndshëm dhe si rrjedhojë një fillim plot pozitivitet i ditës tuaj.  

 


Më të lexuarat