IOS 12 gjurmon vendodhjen tuaj kur telefononi per ndihme
Apple sapo ka njoftuar rreth një tipari të ri të iOS 12 të vlefshëm vetëm për SHBA, i cili ka të bëjë me gjurmimin automatik të vendndodhjes tuaj kur ju telefononi për ndihmë.
Qëllimi i këtij funksioni të shtuar është i vetëkuptueshëm, pasi synon të reduktojë kohën e reagimit emergjent duke riorganizuar procesin e mbledhjes së informacionit. Apple vëren se rreth 80 përqind e thirrjeve emergjente në Shtetet e Bashkuara tani janë bërë nga një pajisje mobile, megjithatë infrastruktura "e vjetëruar" e ka bërë të vështirë për qendrat 911 që të gjejnë vendndodhjen e telefonuesit në një kohë të shpejtë.
Ky ndryshimi cili vjen tashmë në iOS 12, ndërtohet në sistemin e HELCO (Hybridized Emergency Location), i prezantuar më parë në 2015 dhe do të integrohet me programet ekzistuese në sistemet e "shumë" qendrave 911 të cilat merren me thirrjet e emergjencës, të realizuara me ndihmën e kompanisë Rapid SOS që meret me teknologjinë e emergjencave.Një gjë e tillë do të përshpejtojë vendosjen e Next Generation 911 për të gjithë, thuhej në njoftimin e Applenga Rob McMullen, President i Shoqatës së Numrave të Emergjencave Kombëtare,"duke kursyer jetën dhe duke mbrojtur pronën." Theksi i Apple mbi privatësinë gjithashtu është nënvizuar në njoftimin e kompanisë sot, i cili vëren se të dhënat e përdoruesit "nuk mund të përdoren për ndonjë qëllim jo të jashtëzakonshëm, siç është dhe ky i synuari së fundmi nga kompania për emergjencat dhe siguria e njërëzve".