Qendroni ne forme edhe kur punoni fale kesaj pajisje te Amazon
Amazon ka krijuar një pajisje e cila ju sjell palestrën edhe në zyrën tuaj, madje pa qënë nevoja të largoheni nga tavolina juaj e punës.
Një pajisje e tillë mund të mos jetë e njëjta gjë me të ushtruarit në palestër teksa ngrini pesha ose bëni ushtrime të ndryshme, ama është një mënyrë e shkëlqyer për të djegur kalori dhe të qëndroni në formë, ndërkohë që qëndroni ulur pas një tavoline pune. Cubii Pro është pajisja e cila vendoset poshtë tavolinës dhe ju jep mundësinë të ushtroheni edhe kur jeni ulur, duke bërë pak a shumë një punë të ngjashme me atë në palestër vetëm se me kushte të limituara.Vështirësia më e madhe ditët e sotme është se si të qëndrojmë në formë dhe të mundim orët e gjata të qëndrimit ulur por edhe kohën e reduktuar që kemi për tu ushtruar apo për të frekuentuar palestrën. Me një kohë të reduktuar dhe me orët gjithnjë e më të zgjatura të punës, Cubii Pro është një zgjidhje e shkëlqyer për të djegur disa kalori teksa njëkohësisht po punoni dhe për më tepër në ambjentet tuaja të punës.
Teksa koha e qëndrimit ulur vjen gjithnjëe duke u rritur, shumë prej teknologjive janë duke u fokusuar pikërisht në zgjidhje alternative për të siguruar një shëndet fizik të mirë, një prej tyre është edhe kjo pajisje e cila ju ndihmon të vini trupin tuaj në lëvizje ose më saktë këmbët tuaja për të stimuluar ndjesinë e ecjes, duke ndihmuar në reduktimin e mundësive për sëmundje të zemrës apo diabeti . Pra duke qënë se jo gjithmonë kemi mundësi të shkëputemi pak nga puna jonë dhe të bëjmë një shëtitje të shkurtër, lind nevoja e këtyre opsioneve të cilat na afrojnë më shumë me veprimtaritë e shëndetshme fizike. Cubii Pro i lejon këmbët tuaja të lëvizin teksa ju vazhdoni të punoni si zakonisht, dhe është gjithashtu i pajisur me tetë nivele të rezistencës në varësi se sa doni të ushtroheni. Sipas Amazon ju mund të digjni me këtë pajisje deri në 150 kalori në orë. Gjithashtu kjo pajisje ofron edhe funksione të sinkronizimit Bluetooth dhe Fitbit si dhe një aplikacion të lidhur në mënyrë që të mund të gjurmoni progresin tuaj dhe të vendosni qëllimet e ushtrimit. Kjo do të thotë të mund të anashkaloni palestrën pas punës dhe të kurseni në këtë mënyrë kohë për tu argëtuar.