×
Secondary Adv

Nokia 215 vetem 29 dollar, por me bateri 1 mujoreshe

Share on Google+

Telefoni i ri që Nokia do të hedhë në treg para muajit prill do të ketë një bateri që do të rezistojë plot një muaj! Do të quhet Nokia 215 dhe do të ketë disa aplikacione të instaluara si Facebook, Twitter, një dritë elektrike, një kamera etj. Por është e pamundur që të shkarkosh programe apo aplikacione në këtë lloj telefoni.

 


Shitja e tij do të nisë në dy muajt e ardhshëm në Azi, Europë, Afrikë por ende nuk është bërë e ditur nëse do të shitet edhe në Amerikë apo jo. Celulari do të ketë një ekran 2.4 inç me ngjyra, dy karta SIM, Bluetooth, Mp3 dhe radio.

 


Me një kartë të vendosur ai mund të mbajë deri në 29 ditë bateri ndërsa me 2 karta deri në 21 ditë bateri. Për ata që kanë qejf bisedat e gjata ky telefon mund të mbajë bateri deri në 20 orë telefonata, ndoshta dhe pak më shumë.

 


Të lundrosh në internet është e thjeshtë falë MiniOperas meqë është instaluar që në prodhim dhe programit Bing Search. I thjeshtë, i lirë, dhe me shumë funksione që ju dëshironi, por mbi të gjithë një bateri të pavdekshme!Çmimi? Vetëm 29 dollarë! Celulari është i disponueshëm në dy versione: me 1 dhe 2 karta SIM.


Më të lexuarat