
Sistemi i krijuar nga Google parashikon jetegjatesine e njeriut
Google mundet që një ditë të jetë i aftë të parashikojë se kur ju do të largoheni nga kjo jetë, madje edhe vite para se kjo të ndodhë.
Kompania ka krijuar një sistem të inteligjencës artificiale për të cilën shprehet se është rreth 94 përqind i saktë në parashikimin se kur pacientët e spitaleve do të ndërrojnë jetë vetëm 24 orë pasi janë regjistruar në spital. Një gjë e tillë është rreth 10 përqind më mirë se sa modelet tradicionale. Për të bërë të mundur parashikimin e tij, sistemi përdor të dhëna të pacientit si etnia e tij, mosha, gjinia, diagnozat e mëparshme, rezultatet laboratorike si dhe shenjat jetësore. Por në fakt ajo çfarë e bën atë kaq të fuqishëm është se ai përfshin të dhëna nuk kanë qënë më parë të arritshme nga ana e makinerive, të cilat lidhen me shënimet e doktorëve të cilat kanë mbetur të harruara por dhe receta të shënuara në listat e vjetra. Njëjtë si me vdekjen, inteligjenca artificiale mund të parashikojë shtrimet e paplanifikuara ende brenda 30 ditëve dhe ndoshta edhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Sistemi është ende në hapat e tij të parë, por google beson se ai mundet që një ditë të përdoret për të parashikuar vdekjen në një kohë mjaft të gjatë, përpara se një gjë e tillë të ndodhë. Sistemi i inteligjencës artificiale u krijua në bashkëpunim me kolegë të UC San Francisco në Stanford Medicine dhe gjithashtu me universitetin mjekësor të Chikagos.
Për të testuar sistemin, google ruajti të dhëna të paidentifikuara të 216,221 të rriturve, me mbi 46 bilion pika të dhënash mes tyre. Pasi i kishte studiuar të dhënat sistemi i krijuar nga google ishte i aftë të identifikonte se cila t fjalë ishin të lidhura ngushtë me rezultatet. Ndërkohë që rezultatet nuk janë vërtetuar, google shprehet se ka shumë përmirësime në krahasim me modelet tradicionale. Përfitimi më i madh sipas kërkuesve është aftësia e sistemit për të përdorur çfarëdo lloj tipi të dhënash. Nigam Shah, një profesor i asocuar nga universiteti i Stanford është shprehur se më shumë se 80 përqind e kohës së shpenzuar në modelet e parashikimit, shkon për bërjen e të dhënave të afta për tu paraqitur. Në një deklaratë me shkrim, shkencëtari kërkimor i Google gjithashtu edhe doktor Alvin Rajkomar MD thanë se kur pacientët pranohen në spital, ata kanë me mijëra pyetje se çfarë do të ndodhë më pas me ta.
'Kur do të jem në gjendje të shkoj në shtëpi? A do të përmirësohem? A do të duhet të kthehem në spital? Parashikimi se çfarë do të ndodhë më pas është një aplikim natyral i sistemit të inteligjencës artificiale të krijuar nga google. Mjeti i Google mund të parashikojë një sërë rezultatesh të pacientit, duke përfshirë gjatësinë e qëndrimit të pacientit në spital si dhe shanset e tyre për përmirësim. Për çdo parashikim, një model i thellë i të mësuarit lexon të gjitha pikat e të dhënave në shënimet elektronike të shëndetit, nga më të hershme në më të fundit, dhe më pas mëson se cilat të dhëna ndihmojnë në parashikimin e rezultatit.
Rezultatet përfundimtare treguan një saktësi mbresëlënëse. Aty ku 1.00 është e përkryer dhe 0.50 nuk është më mirë se rastësia e zakonshme , sistemi i inteligjencës artificiale të Google ka shënuar pikët ku 0.86 në parashikimin nëse pacientët do të qëndrojnë gjatë në spital krahasuar me 0.76 të shënuara nga përdorimi i metodave tradicionale. 0.95 në parashikimin e vdekshmërisë spitalore, krahasuar me metodat tradicionale në 0.86. zbulimet e plota të arritura nga studimi, u botuan në revistën Nature journal Digital Medicine.
Më të lexuarat








