Secondary Adv

Instagram sjell IGTV per video deri ne 60 minuta

Share on Google+

Gjatë një eventi për shtyp në New York, gjigandi i medias sociale prezantoi IGTV, një rrjet të ri shpërndarje i dedikuar për videot me format të gjatë. 

 

IGTV do të lejojë përdoruesit të ngarkojnë klipe të cilat variojnë nga 15 sekonda deri në 60 minuta gjatësi, disa herë më shumë se sa formati i tij paraardhës i cili lejonte video deri në një limit prej 60 sekondash. Videot mjaft të shikuara nga persona të njohur si dhe yjet e instagramit, përfshirë këtu Kim Kardashian West, Selena Gomez dhe shumë të tjerë do të bëhen të dukshme përmes  IGTV. IGTV mund të gjendet brenda skedës Explore të Instagramit që nga e mërkura, ose si një aplikacion i pavarur që është duke u përgatitur për pajisjet iOS dhe Android në javët e ardhshme. Ky veprim vjen pasi CEO i Instagram, Kevin Systrom tha të mërkurën se ai arriti një miliard përdorues në platformën e saj. Instagram tashmë i lejon përdoruesit të transmetojnë video të drejtpërdrejta deri në një orë, por IGTV do të fokusohet në video të para regjistruara të ngarkuara nga përdoruesit proçes ky i ngjashëm me krijuesit e YouTube. 

 

Videot do të jenë në ekran të plotë, orientuar vertikalisht dhe mund të kenë një rezolutë deri në 4K. Ashtu si ndezja e televizorit, IGTV fillon të punojë sapo të hapni aplikacionin," tha krijuesi i Instagram në një deklaratë. Ju nuk keni nevojë të kërkoni për të parë përmbajtje nga njerëzit që ju tashmë i ndiqni në Instagram dhe të tjerëve që mund të dëshironi në bazë të interesave tuaja.' Nga atje, përdoruesit mund të lëvizin nëpër aplikacion për të gjetur më shumë përmbajtje dhe mund të zgjedhin nga një seri të tabeve, duke përfshirë 'For You,' 'Following,' 'Popular' and 'Continue Watching.' Instagram thotë se ju gjithashtu mund të pëlqeni, komentoni dhe dërgoni video tek miqtë nëpërmjet mesazheve të drejtpërdrejta. Shumë prej tyre presin që Instagram të shfaqë reklama së bashku me videot, duke i lejuar krijuesit të fitojnë të ardhura nga përmbajtja e tyre. 

 

Megjithatë, Instagram nuk do t'i paguajë krijuesit për të bërë shfaqje në IGTV, sipas the Verge. IGTV do të mbledhë videot më të njohura për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë diçka për të parë, pra thjesht në formën e argetimit për përdoruesit. Krijuesit mund të lidhen me profilet e tyre të Instagram, faqet e internetit të jashtme ose dyqanet në internet në klipet e ngarkuara në IGTV. Thashethemet kanë qarkulluar gjatë muajve të fundit duke sugjeruar se Instagram po përgatitej të lejonte më shumë video në platformën e saj. Është thënë se Instagram dëshiron të tërheqë të "famshmit e internetit" në IGTV, në vend të kompanive tradicionale të medias apo firmave  botuese. Në nisjen e IGTV, Instagram do të konkurrojë me oferta të ngjashme video nga Facebook, Snapchat dhe YouTube. Facebook prezantoi platformën e saj Watch në 2017 si një mënyrë për të konkurruar me popullaritetin në rritje të YouTube në mesin e përdoruesve të rinj.  

 

Për krijuesit dhe botuesit, ‘Watch’ është ngritur si një platformë për t'i ndihmuar ata të ndërtojnë një audiencë fansash dhe të bëjnë para përmes reklamave diçka që është shumë e ngjashme me YouTube. Tani, me fillimin e IGTV, duket se Instagram në pronësi të Facebook mund të jetë një strategji më praktike, pasi ajo renditet si platforma e dytë sociale më e popullarizuar në mesin e përdoruesve të moshës 13-17 vjeçare, sipas një studimi të kohëve të fundit Pew Research. Instagram krenohet me 800 milionë përdorues aktivë, prej të cilëve 500 milionë përdorin shërbimin çdo ditë. 


Më të lexuarat