Secondary Adv

Tashme mund te hapni makinen me ane te telefonit

Share on Google+

Një kompani ka arritur të krijojë çelësa dixhitalë të cilët bëjnë të mundur hapjen e makinës me anë të një aplikacioni në telefon.  

 

I njohur si Car Connectivity Consortium ose ndryshe CCC, grupi këtë javë ka zbuluar planet e tij dhe specifikat për një çelës dixhital 1.0. Dokumenti është faturuar si një zgjidhje e standartizuar për të zëvendësuar çelësat e zakonshëm të makinës me aplikacione në smartphonë, pavarësisht se çfarë marke është telefoni apo edhe makina. Qëllimi kryesor i Car Connectivity Consortium është të krijojë një nivel më të lartë midis telefonit dhe makinës. Sistemi i ri është i disponueshëm për të gjitha kompanitë anëtare, duke përfshirë Audi, BMW,General Motors, Hyundai, LG Electronics, Panasonic, Samsung, dhe Volkswagen. Një përfaqësues i Audi është shprehur se ata janë të të lumtur që po i ofrojnë klientëve të tyre ose më saktë blerësve të automjeteve, një shërbim të tillë siç është shërbimi i çelësit dixhital. 

 

Duke standartizuar një zgjidhje si çelësi dixhital i cili përmbush standartet tona të sigurisë, ne vendosim baza të forta për shërbime inovative të mëvonshme. Çelësi dixhital mund të kryejë të njëjtat funksione si edhe çelësi i zakonshëm për të hapur dhe mbyllur makinën. Ky shërbim i ri do tu mundësojë përdoruesve të hapin dhe të mbyllin dyert, në të njëjtën mënyrë si edhe të ndezin motorrin e makinës. Zotëruesit e makinave munden gjithashtu të zgjedhin që ti japin gjithashtu edhe zotëruesve të tjerë të smartphonëve, akses në automjetin e tyre duke përdorur aplikacionin. Çelësi dixhital 1.0 i cili përdor të njëjtin set NFC  të çipeve që mundëson pagesat pa kontakte në telefonat Android dhe iOS, është i ndërtuar me siguri në pjesën e përparme. Sistemi përdor një shërbim të besueshëm me infrastrukturë menaxhuese, e cila mundëson një siguri të plotë kur aplikacioni në telefon akseson përmes çipit NFC. Çelësi i makinës i bazuar në një kod ka një gamë të gjërë përdorimi, si ndarja e makinës me dikë tjetër apo dhënia me qera e makinës dhe po ashtu të qënurit i dobishëm në një rast emergjence. Presidenti i CCC Mahfuzur Rahman tha se ishte i intuziazmuar rreth reagimeve tepër pozitive që kanë marë nga ana e industrisë për zgjidhen e standartizuar të çelësit dixhital. Firma krijuese ka filluar tashmë të punojë në zhvillimin e karakteristikave të reja të çelësit dixhital 2.0.  

 

Gjithashtu shpresohet se versioni i përditësuar i çelësit do të jetë i disponueshëmbrenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2019. Ne tashmë jemi duke parë produkte në treg të cilat janë duke përdorur në maksimum çelësin dixhital 1.0 dhe gjithashtu besojmë se versioni i ardhshëm i këtij çelësi do të ketë një impakt më të madh në industri duke qënë se ne synojmë një shërbim që përfshin nevojat e një shkalle të gjërë. Christine Caviglioli, nënkryetar i lartë i shërbimeve të automjeteve dhe lëvizshmërisë në Gemalto, tha: 'Për më shumë se 2 vjet, Gemalto mbështet fuqishëm punën e KKK-së për të standardizuar çelësin dixhital. Ne jemi të bindur se standardizimi i çelësave dixhitalë të makinës do të nxisë dixhializimin e shërbimeve të lëvizshmërisë.


Më të lexuarat