Secondary Adv

Kartat e bankes do te zevendesohen me sistem fingerprint

Share on Google+

Kartat bankare tradicionale së shpejti mund të zëvendësohen me karta debiti biometrike, të krijuara nga prodhuesi holandez Gemalto. 

 

Kartat e reja bankare do t'i lejojnë konsumatorët të blejnë mallra duke përdorur shenjat e gishtërinjve të tyre në mënyrë të ngjashme me Touch ID të Apple. Vërtetimi i një pagese me një gjurmë gishtash është më i sigurt se një PIN me katër shifra, që do të thotë që kartat e reja Gemalto largojnë limitin e pagesave pa kontakt. Krijuesi i çipeve Gemalto lançoi kartën e parë biometrike në fillim të këtij viti. Karta, e cila tani ofrohet për klientët e kartave të debitit në Bankën e Qipros, përfshin aftësinë për të vërtetuar pagesat me një gjurmë gishtash. Kjo mund të përdoret për të dyja pagesat pa kontakt dhe gjithashtu edhe për pagesat me e drejtpërdrejta me kartë. Zëvendëspresidenti ekzekutiv i bankave dhe pagesave të Gemalto, Bertrand Knopf tha: "Përdorimi i biometrikës për pagesat pa kontakt është një lëvizje e natyrshme siç  përshtatet natyrshëm me gjestin që përdoret për të paguar. 

 

Kjo bën të mundur një përvojë më të mirë përdorimi, duke mundësuar shuma më të larta të transaksioneve pa futur e një pini duke përfituar nga lehtësia e kontaktit. Kartat e Gemalto janë të njëjta si çdo kartë tjetër bankare, me të vetmin dallim të dukshëm që lidhet me praninë e një sensori të vogël në anën e djathtë. Howard Berg, i cili punon në firmën e sigurisë digjitale, tha për The Sun: 'Në vend që të duhet të përdorni një PIN, vendosni gishtin në kartë dhe në këtë mënyrë vërtetoni përdorimin e kartës. Është e njëjtë për pagesat pa kontakt që lidhen me ato që bëhen online. Për kartat biometrike, një pjesë e vogël e infrastrukturës ekzistuese të pagesave duhet të ndryshojë. Konsumatorët duhet vetëm të regjistrojnë gjurmët e gishtave të tyre në bankën e tyre lokale duke përdorur një tabletë. Këto të dhëna biometrike ruhen në kartë, jo në një bazë qëndrore të dhënash.  

Sipas kompanisë, kjo do të parandalojë hakerat që synojnë sistemet e bankës për të vjedhur një kopje të të dhënave të klientit. Pasi të përfundojë procesi i krijimit, klientët mund të shkojnë në çdo arkë si zakonisht dhe të paguajnë duke përdorur infrastrukturën ekzistuese pa kontakt. Kartat e aktivizuara me anë të gjurmëve të gishtave nuk kërkojnë bateri. Në vend të kësaj, sistemi përdor fushën magnetike të krijuar nga lexuesit e kartave në skanerin e integruar. Ideja e përdorimit të një numri me katër shifra për të identifikuar veten është e modës së vjetër, shpjegoi Berg. Unë mendoj se problemi i madh me PIN-të: një, ju mund t'i harroni ato; dy, ju mund ta ndryshoni atë; dhe tre, për fat të keq mund të jeni subjekt mashtrimesh. 

 

Pas prezantimit të suksesshëm në Qipro, ka raporte se teknologjia mund të vendoset për një shtrirje më të gjerë në të gjithë Evropën në muajt e ardhshëm. Sipas Berg, ka një 'interes shumë të madh' nga bankat e Mbretërisë së Bashkuar dhe kartat mund të integrohen në Britani maksimumi deri në vitin e ardhshëm. 


Më të lexuarat