Siguroni bicikleten dhe gjerat e vlefshme me Mighty Click
Ka disa lloje kyçesh që shiten në dyqane mallrash sportiv dhe dyqane biçikletash. Disa përdorin kabllo ose kavo për të lidhur biçikletë tuaj, ndërsa të tjerët përdorin kyçe me kombinim që janë të përbërë nga shifra të ndryshme, shufra metali në formën e U-së.
Nëse ju harroni kombinim tuaj ose humbeni çelësat tuaj të biçikletës, juve do t’ju duhet të hapni kyçin në mënyrë që të mund të përdorni biçikletën përsëri.Tani ju vjen në ndihmë kyci i bicikletes Mighty Click që ju mban të sigurtë dhe ruan gjërat e vlefshme.Kyçet janë një domosdoshmëri për mbajtjen e biçikletës tuaj të sigurt në mes rrugës, por ato mund të jenë edhe të bezdisshme. Mighty Click është një zinxhir i trashë çeliku i siguruar nga një dryn.
Mighty Click është projektuar që të jetë i sigurtë dhe peshon vetëm 1,6 kg, është shumë i ngjashëm me Hiplock i cili ka dalë në treg disa vjet më pare. Rripi ka një shirit reflektues në veshjen e saj mbrojtëse për të ndihmuar që gjatë natës të shërbejë edhe si ndricues. Rripi është i rregullueshëm dhe vendoset rreth belit të përdoruesit duke u përshtatur me madhësitë nga 66 cm deri në 97 cm.
Mighty Click ka një xhep të fshehur, në të cilën secili prej jush mund të mbajë celësat apo paratë e tij. Siguruesja e bicikletës nuk ka ardhur me një kyç të integruar, edhe pse ka përmisime relativisht të mëdha në të. Por në vend të kësaj, përdoruesit do t’ju duhet të përdorin një dryn të veçantë për të siguruar çdo fund të zinxhirit.
Mighty Click ka zhvilluar edhe një fushatë për mbështetje financiare në Kickstarter ku ka marrë një ndihmesë tepër të madhe duke tejkaluar edhe objektivin e saj. Ju mund ta bleni këtë kyc interesant për bicikleta për vetëm 25 dollarë pa dryn dhe me dryn cmimi shkon në 29 dollarë.