Secondary Adv

Makineria robotike qe ben hamburgera ne vetem 5 minuta

Share on Google+

Një firmë në Kaliforni e quajtur Creator ka ndërtuar një robot i cili mund të gatuajë një hamburger për ju brenda 5 minutave.  

 

Firmës iu deshën tetë vjet për ta krijuar atë por  roboti që gatuan hamburgera është pothuajse gati për të bërë performimin e tij të madh në një rejt dyqaneve të firmës në San Francisko. Firma krijuese e tij e quajtur Creator pret tëprezantojë robotin për publikun brenda muajit shtator. Makineria robotike të cilën firma vetë e quan një instrument kulinarie, është rreth 14 këmbë e gjatë dhe për më tepër është e pajisur me 20 kompjutera, 350 sensorë dhe 50 aktivizues. Një seri tubash vertikalë përmbajnë një mori përbërësish, ndër të cilët mund të përmendim turshi, djathë, domate dhe qepë si dhe shumë e shumë përbërës të tjerë të nevojshëm për të bërë një hamburger mjaft të shijshëm dhe sipas preferencave dhe shijeve të secilit. 

 

Kjo shpikje është tashmë në qendërt të restoranteve duke zëvendësuar kuzhinën tradiconale të restoranteve. Mishi është baza e porosive nga klientët e restorantit dhe është një burim i ingredientëve specialë. Së pari makineria robotike ndan dhe thek simiten ku më pas i shton ingredientët të gjithë një nga një në varësi të porosisë nga klientët. Një seri lopatash që gjenden në makinerinë robotike e shtyjnë hamburgerin e sapo bërë përmes makinerisë. Hamburgeri kalon në një proçes totalisht automatik ku vërehet se ai nuk prek duart e njeriut derisa një punonjës i restorantit të ja shërbejë klientit. Dhe ndërsa pajisja është bërë nga një makinë e teknologjisë së lartë dhe përfshin përbërës të lartë, ajo ende kushton vetëm 6 dollarë. Themeluesi i Creator, Alex Vardakostas, u shpreh se ai beson se makina mund të gatuajë hamburgera dhe copa perimesh në një mënyrë më efikase se sa mundet një njeri. Gjithashtu zvogëlon mundësinë që ushqimi të mund të ndotet. 

 

Për shembull, meqenëse nuk është bërë nga një njeri, ushqimi nuk rrezikon të ndotet nga një punonjës i cili momentalisht mund të jetë për shembull në një periudhë gripale. Pak punonjës njerëz  mund të vërehen në sallon, përveç rastit që zëvendëson përbërësit. Të tjerët janë të stacionuar në pika të ndryshme për të marrë porositë, pagesën si dhe gjithashtu për të dorëzuar porositë. Tani një zhvillim i tillë është jo vetëm i pashmangshëm, por gjithashtu prodhon një produkt shumë më cilësor. Përveç kësaj, firma ka angazhuar inxhinierë, dizajnerë dhe robotikë nga Apple, NASA, Tesla dhe Disney. Makineria robotike nga firma Creator ndjek krijimet e ngjashme nga firma të tjera si Miso Robotics. Miso Robotics debutoi robotin e vet 'Flippy' në një restorant në Kaliforni nga fillimi i këtij viti, por u detyrua përfundimisht të vinte makinën në pauzë pasi nuk mund të punonte sa duhet për të përmbushur kërkesën. 


Më të lexuarat