Google sjell aplikacionin qe mat objektet permes kameras
Google Measure, quhet aplikacioni më i ri nga google i cili përdor teknologjinë e realitetit virtual për të matur objektet e botës reale.
Ky aplikacion është prezantuar fillimisht në vitin 2016 si një prej aplikacioneve pryesore të Google që mbështet pajisjen elektronike Tango.Gjithsesi me zhvillimin e fundit ju mund të merrni eksperiencën e shtuar të inteligjencës artificiale në pajisjen tuaj të mbështetur nga ARcore. Google në mënyrë të dukshme zevendësoi projektin Tango me Arcore pra me inteligjencën virtuale në muajin dhjetor dhe e ndërpreu mbështetjen për projektin Tango në muajin mars. Shumë shpejt pas shkëputjes formale të kësaj mbështetje, gjigandi i kërkimit lajmëroi për daljen e një liste të lojërave të reja si dhe disa prej aplikacioneve kreativetë bazuara në inteligjencën artificiale 1.0 në mbështetje të platformës së avancuar të inteligjencës artificiale.
Ashtu siç e sugjeron edhe vetë emri i tij, aplikacioni i Google Measure përdor inteligjencën artificiale për të matur sipërfaqe me ndihmën e kameras së pajisjes elektronike, pra të celularit të përdoruesit. Juve vetëm ju duhet të lëvizni telefonin tuaj për të analizuar një pamje dhe më pas të tërhiqni linjën virtuale mbi objektin ose mbi një sipërfaqe të veçantë, për të matur përmasat e saj. Gjithashtu ju mund të afroheni për të parë linjën virtuale në ekran nga kënde të ndryshme dhe pasi të keni bërë matjet ju mund të bëni një foto për të ruajtur matjet. Aplikacioni i ka të dyja njësitë për tu përputhur në këtë mënyrë me kërkesat tuaja.
Kur vjen puna tek përputhshmëria, aplikacioni Measure, pra matës, tashmë punon me çdo pajisje që mbështetet nga Arcore. Lista e pajisjeve që mbështeten nga Arcore është goxha e gjerë dhe deri tani e përfshirë në modele të ndryshme nga kompani si Asus, Google, HMD Global, Huawei, LG, Motorola, OnePlus, Samsung, Sony, and Xiaomi. Ju mund të shkarkoni aplikacionin Google Measure në pajisjen tuaj direkt nga Google Play ose mund ta gjeni atë tek dosjet APK nga APK Mirror. Prezantimi i aplikacionit Google Measure vjen disa javë pasi Apple prezantoi aplikacionin e tij matës për përdoruesit e iPhone që sjell një mjet matës që përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale.