Mendohet se Apple po planifikon për modelet e tij pasardhëse heqjen e portës së karikimit dhe zëvendësimin me karikim përmes wirelessit.
Apple krijoi tronditje kur ajo hoqi kufjet e zakonshme në modelin e smartphonit të tij Phone 7, duke i zëvendësuar ato me kufje pa kabull. Por një projekt i ngjashëm qarkullon edhe për karikuesin, duke qënë se një nga planet e Apple është edhe heqja nga përdorimi i karikuesave me kabëll përversionet pasardhëse të iPhonëve të kësaj kompanie. Ky është një vendim që gjiganti i teknologjisë mendonte ta vinte në zbatim me modelin e tij të fundit, të prezantuar pak muaj më parë, iPhone X e shumë pritur dhe shumë diskutuar. Inxhinierët e kompanisë donin ti jepnin fund karikimit me anë të kabullit që bën lidhjen me energjinë elektrike, duke kaluar në këtë mënyrë tek karikimi me wireless. Në fund ata vendosën kundër idesë, duke qënë se karikimi me anë të valëve është ende më i ngadaltë se sa teknologjia tradicionale e karikimit.
Përveç kësaj, duke përfshirë një karikues me wireless, iPhone X do të kishte tejkaluar çmimin e tij prej 999 dollarë, tashmë mjaft të shtrenjtë për shumë blerës. Një gjë e tillë nuk do të thotë që Apple do të braktisë një dizajn të karikimit përmes wirelessit për modelet e tij pasardhës. Apple ende shpreson të heqë të gjitha butonat fizikë dhe portat për modelet e ardhshme të iPhone. Dhe dosjet e shpikjeve të kohëve të fundit kanë sugjeruar se një dizajn i tillëmund të vijë së shpejti. Bloomberg gjithashtu njoftoi se Apple është i vendosur të lëshojë padin e karikimit me wireless të quajtur AirPower wireless deri në muajin shtator. Apple nuk ka diskutuar publikisht për AirPower që kur u njoftua për herë të parë vitin e kaluar. Në atë kohë, Apple tha se pritet që pajisja të jetë e disponueshme për blerje në vitin 2018, por nuk tha se kur në mënyrë specifike.
Apple shpresonte që ta kishte gati AirPower për ta nxjerrë në shitje deri në qershor, por tani ajo synon që pajisja të jetë në dispozicion për blerësit nga vjeshta. Firma ka luftuar për të bërë të sheshtë karikuesin me wireless sepse parashikimet e projektit janë që ai të mund të karikojë deri në tre produkte të ndryshme në të njëjtën kohë, të cilat mund të jenë një iPhone, një orë Apple dhe kufjet me wireless AirPods, tha Bloomberg. Inxhinierët po punojnë gjithashtu për të siguruar që produkti të mos mbinxehet.