×
Secondary Adv

Tesla zbulon opsionet e reja autopilot

Share on Google+

Elon Musk ka prezantuar një modaliteti të ri të quajtur 'Mad Max' që do të jetë pjesë e të gjithë kamionëve elektrikë të Tesla.  

 

Në një postim të kohëve të fundit, shefi i Tesla ndan një foto që tregon opsione të ndryshme Autopilot, duke përfshirë një opsion Mad Max. Modaliteti Mad Max do të lejonte kamionët e Tesla të quajtura ‘Semi trucks’ të bënte ndryshime më agresive të korsirave. Kjo do të thotë se Semi do të kërkonte më pak hapësirë ​​mes tij dhe veturës para se të bënte një ndryshim në korsi. Së bashku me Mad Max, cilësime të tjera përfshijnë 'Standard' dhe 'Autopilot'. Musk fillimisht ndau imazhin e fotografive me titullin 'Tesla Semi Truck në Mad Max Mode'. Por, para se dikush të mund të supozonte se po bënte shaka, ai shtoi: 'Është e vërtetë', me pamjet e panelit të automjetit.  

 

Ai vazhdoi të shpjegojë se Tesla ende po punon se cilat opsione do të jenë në dispozicion të përdoruesve, pasi firma gjithashtu peshon rëndësinë e sigurisë. "Është një thirrje e vështirë," tha Musk. Ndoshta do të ketë një zëvendësim manual që kërkon shtypje të vazhdueshme për ndryshimet në korsi të vështirë, shtoi  ai. Në panelin komandues të automjetit, mund të shihen gjithashtu opsione për 'vizion të zgjeruar’dhe 'Veprimet e zhvilluesit'. Musk nuk bëri të qartë se cilat mund të jenë veçoritë të cilat i janë shtuar në ekran, megjithëse është e mundur që të jetë ekran kryesor, sipas Autoblog. Autopiloti aktualisht rregullon pozicionimin e korsisë dhe shpejtësinë duke analizuar trafikun përreth dhe faktorë të tjerë. Megjithatë, Tesla ka folur edhe për të tjera opsione të versionit autopilot të automjeteve të saj ku përshembull një prej tyre është edhe modaliteti 'Plaid', i cili do të lejonte që makina të përshpejtonte në 60 mph në më pak se dy sekonda.

 

 

Kjo është edhe më e shpejtë sesa 'Ludicrous Mode', i cili lejon që automjetet të shpejtojnë deri në 60 mph në tre sekonda. Mundësia e Mad Max vjen pasi opsioni Autopilot i Tesla është vënë në pikëpyetje për shkak të shumë prej përplasjeve të fundit të bëra nga këto automjete, duke përfshirë një aksident fatal në Kaliforni më parëgjatë këtij viti. Firma kohët e fundit lëshoi më shumë karakteristika të sigurisë rreth opsionit autopilot, të cilat u kërkojnë shoferëve të mbajnë duart e tyre në timon më shpesh. Tesla po përditëson funksionin e tij Autopilot në mënyrë që ti tregojë përdoruesit të aplikojnë ‘ngadalësimin ose rënien e forcës së timonit’. 


Më të lexuarat