×
Secondary Adv

Facebook ka krijuar algoritmin qe parashikon gjithcka rreth perdoruesve

Share on Google+

Facebook ka krijuar një algoritëm përmes të cilit mund të parashikojë gjithçka mbi jetën e përdoruesve të këtij aplikacioni.  

 

Facebook njihet gjerësisht për përmasat ekstreme të të dhënave që disponon nga përdoruesit e tij. Por disa zbulime të fundit kanë treguar se sa të përhapura janë këto arritje, të cilat variojnë që nga parashikimi i rutinës tuaj ditore e deri tek arritja e përfundimeve për një parashikim të mundëshm të kohës kur mund të largoheni nga jeta. Përveç këtyre, shumë prej teknikave mbështeten thjesht tek të dhënat në telefon rreth vendodhjes tuaj në mënyrë që të mësohet më shumë rreth jush dhe zakoneve tuaja të përditshmërisë. Referuar gjithashtu edhe ndjesisë më shokuese, kërkuesit e Facebook gjithashtu përshkruajnë aftësinë për të parashikuar një ndryshim në jetën e përdoruesve, siç mund të jetë martesa, ditëlindja, një punë e re,një lindje në familje, diplomim por madje edhe më të vështirën, vdekjen.  

 

Një gjë e tillë do të ndihmojë markat e njohura të servirin reklama për përdoruesit në mënyrë më efektive, duke u ofruar atyre atë çfarë ata duan dhe parapëlqejnë bazuar në përfundime mbi stilin e jetësës dhe përditshmërinë e tyre. Në vend që thjesht të mbështeten në timelinin e përdoruesve dhe saktësinë e një përdoruesi në përditësimin e informacionit të tij ose të saj të profilit, tashmë mund të parashikohen ngjarje të ndryshimit të jetës për një përdorues bazuar në informacionin në dispozicion rreth tij, të aksesueshëm nga sistemi i rrjeteve sociale. Qasja e re është më shumë e aftë të përdorë të gjithë informacionin që përmban sistemi i rrjeteve sociale siç mund të jenë postime, mesazhe direkte, emaile dhe shumë të tjera, për të arritur në përfundimet se kur një përdorues ka kaluar një ndryshim në jetën e tij ose se kur ai do përjetojë një ndryshim të tillë madje edhe në një të ardhme të largët. Facebook përdor shembullin e reklamave të shfaqura në ekran për vendodhje ceremonish martesore, në profilin e përdoruesit për të grumbulluar të dhëna nëse ai është i fejuar ose jo.  

 

Facebook propozon një përdorim të inteligjencës artificiale për të përllogaritur probabilitetin e mundësisë që një person të pësojë ndryshime në jetën e tij dhe në të njëjtën mënyrë edhe për të dhënat historike të përdoruesve të tjerë të cilët kanë përjetuar një ndryshim në jetën e tyre. Algoritmi mund të kërkojë për fjalë të tilla si urime, ose sa herë një përdorues ka klikuar në profilin e dikujt tjetër, ose disa të dhëna të tjera që lidhen me këto, për të formuar një ‘motorr parashikues mbi ndryshimet në jetë’. Pjesa më e madhe e teknologjisë së përshkruar në këtë shpikje, nuk është e përfshirë në asnjë prej produkteve tona dhe kurrë nuk do të jetë u shpreh Allen Lo, zëvendës presidenti i Facebook. 

  

Facebook gjithashtu ka regjistruar një shpikje të re e cila përpiqet të parashikojë aktivitete tuaja ditore, duke përdorur të dhënat nga GPS i smartphonit tuaj. Përmes saj firma thotë se mund të arrijë në përfundimet e sakta mbi rutinën e një përdoruesi, duke përdorur një koleksion të të dhënave nga pikat e vendodhjes edhe kur një person nuk është duke përdorur në mënyrë aktive aplikacionin e Facebook. Facebook thotë se mund të përdorë disa prej kontakteve GPS për të krijuar një lidhje se ku përdoruesit udhëtojnë më shpesh çdo ditë për të vendosur një rutinë kohe bazë.


Më të lexuarat