×
Secondary Adv

Krijohen etiketat e frutave me perberje sapuni

Share on Google+

Një krijues ka dizenjuar etiketa me përbërje sapuni në vend të atyre plastike që vendosen zakonisht tek frutat. 

 

Shumica e ngjitëseve janë bërë prej plastikës, ku përmbajnë në përbërjen e tyre një ngjitës dhe bojë. Disa prej tyre mund të themi se janë të dobishme ose të nevojshme për shkak se mbajnë barkodet e caktura të produktit të cilat bëjnë të mundur një kalim më të shpejtë të produkteve në kasat e supermarketeve, por edhe regjistrimin dhe sigurinë e produktit. Por ajo çfarë është e keqe në këtë mes ka të bëjë me përbërhen e tyre, për shkak se siç dihet nga të gjithë këto ngjitëse janë të bëra nga materiali i plastikës i cili si rrjedhojëkthehet në burim mbeturinash. Kloridi polyvinyl është një polimer sintetik që shpesh përdoret për sipërfaqen e etiketës, ka si veti që prishet ngadalë për shkak të ekspozimit ndaj diellit dhe elementeve të tjerë.  

 

Gjithashtu ngjitëset të cilat janë në rastin konkret tregues të firmës prodhuese si ato që gjenden tek mollët, mund të shkaktojnë problemet e tyre të veçanta. Për grumbulluesit e plehrave, këto etiketa janë me të vërtetë një punë e madhe, thotë Amron. Ata thonë se këto lloj ngjitësesh ose etiketash janë ato të cilat shkaktojnë nivelin më të lartë të ndotjes si dhe llojin më të keq të saj, në të gjithë zinxhirin e tyre. Ngjitësa të tillë ngecin nëpër filtra si dhe në tubat e rrjedhjes së ujit dhe krijojnë një ndotje të madhe. Krijuesi Amron ka zbuluar plane rreth një projekti mbi një zgjidhje kreative rreth shqetësimit të këtyre ngjitësave që gjenden kryesisht në produktet ushqimore. Ai zyrtarizoi planet rreth një projekti për disa etiketa të cilat mund të laheshin duke i quajtur ato ‘FruitWash labels’, pra etiketat e frutave të cilat mund të lahen. 

 

Këto etiketa arrijnë të zhgjidhin problemin e etiketave ekzistuese të cilat përmbajnë lëndë të demshme dhe kontaminuese, duke i zevendësuar ato me etiketa të cilat kanë një përmabjtje të tiillë që mund të lahet dhe zhduket sapo bien në kontakt me ujin. Etiketat në dukje janë njësoj si etiketat e zakonshme, por me një ndryshim goxha të madh në përbërje pasi ato tashmë janë të bëra nga sapuni. Pra etiketat e krijuara nga Amron kanë përmbajtje sapuni i cili kur bie në kontakt me ujin shërben si larës për frutat në të cilat është vendosur. Përveç faktit se nuk kanë një përbërje të dëmshme, etiketat e reja shërbejnë edhe si larës për të larguar pesticidet e dëmshme dhe papastërtitë e tjera nga frutat ku janë vendosur. 


Më të lexuarat