×
Secondary Adv

Londer - New York per vetem 2 ore fale avionit te ri te Boeing

Share on Google+

Kompania Boeing ka zbuluar planet për një avion pasagjerësh supersonik që do të kryejë fluturime nga Londra në New York për vetëm dy orë. 

 

Koncepti i cili ende nuk ka një emër dhe që mbetet ende në kuadrin e një plani ambicioz të kompanisë, u zbulua në konferencën e American Institute of Aeronautics and Astronautics, në Atlanta gjatë kësaj jave. Avioni supersonik i pasagjerëve i projektuar nga kjo kompani do të jetë i aftë të kalojë oqenain Atlantik brenda dy orëve dhe atë Pacifik në vetëm tre orë. Koncepti është përkohësisht i menduar si njëavion pasagjerësh me një kapacitet më të madh se sa avionët e biznesit por më i vogël se një boeing 737 me një hyrje potenciale si shërbim i ofruar për pasagjerët brenda vitit 2030. Avioni do të mund të udhëtojë në një shpejtësi 2.5 herë dhe 30.000 këmë më lart se avioni supersonik Anglo-French Concorde.

 

Boeing është shprehur se një avion i tillë do të lejojë udhëtarët të lëvizin ndërmjet Londrës dhe New Yorkut duke blerë bileta edhe të kthimit brenda ditës edhe përreth Paqësorit. Përfaqësues nga Boeing janë shprehur të entuziazmuar rreth potencialit të teknologjisë supersonike për të lidhur botën më shpejt se ndonjëherë më parë. Kompania Boeing është duke përmbushur gjashtë dekada pune në dizajnim, zhvillimin dhe automjeteve eksperimentale fluturuese supersonike, të cilat na drejtojnë ne drejt kompanisë së duhur për të sjellë këtë teknologji në treg, në një të ardhme të afërt. Edhe pse përfaqësuesi i kompanisë Boeing është munduar të japë detaje rreth projektit të kompanisë, ai ka thënë se është e mundur që një avion supersonik për pasagjerët të mund të bëhet realitet brenda 20 ose 30 viteve të ardhshme. Projekti bën pjesë tek një program të gjerë të kësaj kompanie i cili pritet të përfshijë një demostrim të një burimi të ripërdorshëm supersonik.  

 

Ky avion mund të përdoret për të provuar një kornizë të gjerë ajrore, sistemet dhe teknologjia shtytëse për shumë përdorime, dhe gjithashtu mund të jetë gati për fluturim brenda viteve 2023-2024. Gjithashtu është bërë me dije se teknologjia shumë shpejt mund të ketë akses edhe në ushtri. Në aspektin teknologjik ne mund të kemi një avion ushtarak supersonik i cili mund të jetë gati për fluturim brenda 10 vitesh. Por krahasuar me një avion pasagjerësh është disi më e lehtë prandaj edhe mund të jetë një projekt i realizueshëm në një kohë më të shkurtër. Avionët e pasagjerëve kanë një sërë proçedurash ligjore por edhe të plotësimit të kushteve, kështuqë në momentin që të gjitha të bashkëveprojnë me njëra tjetrën, do të arrihet krijimi i një avioni supersonik pasagjerësh. 


Më të lexuarat