
Japonia krijon sistemin e automatizuar te kamerave te sigurise
Sistemi i sigurisë është automatizuar falë teknikave të inteligjencës artificiale që i mundësojnë kamerave të dallojnë sjellje problematike edhe pa mbikqyrjen e njeriut.
Një kamera e re sigurie e bazuar në teknikën e inteligjencës artificiale është krijuar nga gjigandi i telecomunikacionit NTT East dhe nga firma Earth Eyes Corp. Kamera e sigurisë është quajtur “AI Guardman” dhe është dizenjuar për të ndihmuar zotëruesit e dyqaneve në Japoni për të dalluar vjedhësit potencialë të produkteve nga raftet e dyqanit. Ky sistem vëzhgimi përdor teknologjinë me burim të hapur të krijuar nga universiteti Carnegie Mellon, për të skanuar videot livedhe për të vlerësuar në këtë mënyrë pozicionin dhe lëvizjet e çdo trupi njeriu që arrihet të shihet. Sistemi më pas përpiqet të përputhë të dhënat e marra nga pamjet e kamerave për të zbuluar sjellje dyshuese. Nëse arrin të dallojë diçka të vlefshme ky sistem lajmëron shitësit përmes një aplikacioni të lidhur me ta.
Sistemi AI Guardman ka qenë duke u zhvilluar dhe përmirësuar për të paktën disa vite, por muajin e kaluar NTT East si dhe Earth Eyes kanë ndarë rezultatet e disa prej testeve të kryera me kamerat. Është arritur në përfundimet se ky sistem i ri i sigurisë në dyqanet apo supermarkete, arrin të reduktojë vjedhjet e produkteve deri ne masën 40 përqind të tyre. Teknika të reja na kanë bërë të mundur neve të analizojmë pamjet e videove më shpejtë dhe më lirë gjithashtu, dhe shumë prej emrave të mëdha të kompanive në Japoni, Amerikë dhe Kinë janë duke krijuar produkte me aftësi të ngjashme. AI Guardman është dukshëm një produkt me opsione të avancuara, të cilin blerësit do të jenë të aftë ta blejnë, instalojnë dhe ta vendosin në punë atë, pa u marë shumë kohë.
Një përfaqësues i NTT East u shpreh se kamera do të dalë në shitje rreth muajit korrik dhe me një çmim prej rreth 2.150 dollarë dhe me një pagesë mujore prej 40 dollarë për suport. Ai thotë se shpreson të prezantojë kameran tek 10.000 dyqane brenda 3 vitesh, dhe se targeti kryesor i tyre janë bizneset e mëdha por edhe ato të vogla nuk përjashtohen. Por gjithashtu një anë tjetër e sigurisë së automatizuar pra e këtyre kamerave, është privatësia dhe diskriminimi. Edhe pse inteligjenca artificiale që përbën këto kamera arrin të vëzhgojë një njeri dhe gjithashtu të fokusojë ose të shohë vendodhjen e pjesëve të tij të trupit, ai has probleme me përputhjen e informacionit që quhet i dyshimtë.
NTT East ka pranuar se mund të ketë pasur edhe gabime nga këto kamera të cilat mund të keqkuptojnë veprimin por edhe të bëjnë një identifikim të gabuar të personit që realisht shfaq probleme në sjellje. Vlerësimi i teknologjive si kjo është pak e vështirë në distancë, por është e qartë se ky lloj i vëzhgimit të automatizuar vetëm do të vijë duke u bërë më i zakonshëm në të ardhmen, duke qenë se kërkuesit po punojnë në analiza të avancuara si dallimi i sjelljeve të dhunshme në turma dhe shumë e shumë risi të tjera në këtë drejtim.
Më të lexuarat








