Microsoft ka krijuar perditesime te reja per emailin
Microsoft ka nxjerrë një përditësim të ri për Windows 10, i cili të lejon të shkruash emaile njësoj si në një Note Pad.
Përdoruesit e Microsoft Mail mund të testojnë përditësimin më të fundit të Windows 10 i cilipërfshin një skedë të re vizatimi në krye të faqes kur shkruani një email të ri. Ju tani mund të shkruani një email të tërë me një majë shkruese nëse dëshironi, dhe kjo është diçka që ka qenë e çuditërisht e munguar tek Windows 10 për tre vjet. Përditësimi i ri ofron shumë mundësi dhe ngjyra të stilolapsave për të gjithë ata të cilët nuk duan të kompozojnë një email të zakonshëm ose në versionin tradicional të tij. Microsoft pritet ta bëjë këtë përditësim të disponueshëm në shtator dhe kompania gjendet shumë pranë finalizimit të setit të funksioneve të reja të saj.
Shtimi i opsionit ose ndryshe i funksionalitetit tëshkrimit tek aplikacioni i emailit dhe gjithashtu të SwiftKey për Windows 10 vjen në një kohë të rëndësishme për Windows 10 dhe të ardhmen e tij mbi një pajisje me ekran të dyfishtë. Microsoft është aktualisht duke zhvilluar modalitete të zgjuara për sisteme të zgjuara me Windows 10dhe kompania është gjerësisht në pritje për të zbuluar së shpejti një pajisje të re, një pajisje të ngjashme me notepad. Microsoft gjithashtu ka përfshirë edhe një opsion për dritëhije poredhe opsionin e gomës. Për më tepër, mund të shtypni në ikonën (+) për më shumë vizatime dhe bojëra për shkrimin e emailit tuaj. Teksa Microsoft po teston veçoritë me përdorues të zgjedhur, duhet ende kohë që përditësimi i ri nga Microsoft të shfaqet në ekranet e të gjithë përdoruesve.
Samsung është gjithashtu në pritje të hedhjes në treg të smartphonit të tij më të ri, i cili mendohet se do të ketë një ekran të dyfishtë që gjithashtu mendohet se do të quhet Galaxy X. Ky smartphon është menduar si një kombinim i telefonit dhe tabletit brenda nj pajisje. Samsungu momentalishtpërfshin modalitetin e shkrimit me silolaps vetëm në modelin e tij Galaxy Note 9. Ndoshta do të jetë i përfshirë në modelin pasardhës të kësaj kompanie, në smartphonin e palosshëm Galaxy X.