Samsung ka njoftuar se prezantimi i Galaxy Note 9 do të bëhet në datën 9 gusht në New York.
Një ndër kompanitë më të mira të teknologjisë celulare, ka ftuar shtypin që të jenë pjesë e prezantimit të modelit më të fundit të kësaj kompanie, Galaxy Note 9, në datë 9 gusht në qëndrën e madhe Barclay në qytetin e New Yorkut. Kompania është duke shpresuar që të mundë Apple, e cila do të nxjerrë modelet e saj të reja në shtator, duke nxjerrë produktin e tij disa javë përpara. Galaxy Note 9 dhe gjithashtu Galaxy Tab S4 sapo kanë kaluar përmes FCC. Shumë pak është zbuluar rreth modelit të ri por ai pritet të krtë një ekran masiv si dhe setin e çipeve Snapdragon 845, i cili shtë pjesë e shumicës prej produkteve më të shitura të 2018.
Bazuar në të dhënat e mara nga Bloomberg, Samsungu do të fokusohet në sjelljen e një kamera të përmirësuar që përfshin risitë teknologjike më të fundit. Gjithashtu mendohet se do të ketë pjesën e pasme të gjithën me xham,si dhe një vend për kufjet me përmasa 3.5 mm. Disa fjalë të përhapura së fundmi, flasin se ky model do të ketë një sensor të gjurmëve të gishtave të vendosur në brendësi të ekranit, diçka që Apple nuk mundi ta bënte për modelin e tij të fundit iPhone X, i cili në vend të kësaj ka një identifik të fytyrës. Diçka tjetër e re në këtë modelështë edhe stilolapsi i cili mendohet se do të jetë në ngjyrë të verdhë. Disa detaje të zbuluara më herët rreth shpikjes lidhur me modelin e fundit të njoftuar nga vetë kompania Samsung, kanë një mospërputhje duke qenë se ato përmbajnë karakteristika të ndryshme për vendin e kufjeve por edhe sensorin në ekran.
Ajo çfarë mbetet e njëjta është që ky model do të ketë një laps në ngjyra të reja si dhe mbetet mundësia që kjo kompani të jetë duke parë për mundësi të një lapsi inteligjent. Galaxy Note 8, e prezantuar në New York vitin e kaluar,përmban një kamera me dy lente, mesazhe të animuara, si dhe një kapacitet të ulët të baterisë. Modeli parardhës i tij Note 7, i duhej të tërhiqej mbrapsh nga shitja lidhur me raste të shumta ku ky model merte flakë për shkak të baterisë difektoze. Përmasat e ekranit të Note 8 janë 6.3 inch, më lart se ekrani me përmasa 5.7 inch i modelit Note 7.