×
Secondary Adv

Pajisja qe dallon produktet ushqimore te prishura

Share on Google+

Një pajisje e krijuar së fundmi arrin të dallojë nëse një produkt ushqimor është i ndenjur dhe me rrezik për tu ngrënë.   

 

Etiketa me wireless mund të vendosen tek paketimet e produkteve të mishit për të dalluar kimikatet e çliruara kur përmbajtja fillon të dekompozohet. Një sinjal dërgohet më pas në smartphon, që i paralajmëron konsumatorët si dhe furnizuesit ushqimorë për të përjashtuar nga blerja e tyre këto produkte, si dhe hedhja e tyre si pasojë e faktit që janë të prishura. Pajisja mund të ndihmojë të reduktohen miliona raste të helmimit që ndodhin çdo vit në të gjithë botën, një pjesë e të cilave mund të rezultojnë fatale. Një grup kërkuesish nga universiteti Nanjing i Kinës dhe universiteti i Texas krijuan një pajisje duke përdorur etiketat Near Field Communications. Këto janë ngjitëse me wireless, të ngjashme me ato të përdorura në etiketat e ruajtjes së sigurisë, që gjenden tek çdo produkt, duke filluar nga DVD e deri tek shishet e alkoolit në dyqane dhe supermarkete. Ekipi ndërtoi një sensor me bazë polimer me bazë gazi, të aftë për të dalluar substancat e quajtura aminet biogjenike që lëshohen nga dekompozimi i mishit dhe që gjithashtu i japin erën e keqe.    

 

Ata e futën këtë sensor në etiketat NFC dhe i vendosën ato pranë paketimit të mishit. Pasi mishi ka qëndruar i ruajtur për 24 orë në një temperaturë prej 28°C , kërkuesit zbuluan se sensorët në mënyrë të suksesshme dalluan sasi të konsiderueshme të elementëve të dëmshëm. Ata më pas e ndezën NFC në mënyrë që të transmetonte këtë informacion tek smartphonët që ndodhen pranë. Aminet e lëshuara nga ushqimi i prishur do të rrisin rezistencën e polimerit dhe do të kalojnë në etiketat e modifikuara të NFC. 'Kur një telefon celular i afrohet etiketave, një paralajmërim do të dërgohet në të. 

 

Teknologjia NFC është e vërtetuar të jetë një qasje e përshtatshme dhe e saktë për konsumatorët, duke shmangur pajisjet komplekse dhe personelin e trajnuar. Çdo vit, 48 milionë njerëz në SHBA sëmuren nga sëmundjet e ushqimit, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Prej tyre, rreth 125,000 njerëz janë shtruar në spital dhe 3,000 kanë vdekur. Në Mbretërinë e Bashkuar, ka më shumë se një milion raste në vit të helmimit me ushqim nga patogjenë të njohur dhe të panjohur, sipas shifrave nga Agjencia e Standardeve Ushqimore.  

Shumica e njerëzve nuk kërkojnë trajtim nga mjeku i tyre i përgjithshëm për helmim ushqimor për raste më pak serioze, kështu që shifrat e vërteta ka gjasa të jenë edhe më të larta. Nëse një version komercial i prototipit mund të zhvillohet, ai do të ofrojë një mundësi më të përballueshme dhe më pak të rëndë për pajisjen e përdorur aktualisht nga inspektorët e ushqimit. Profesor Yu shtoi: 'Etiketa NFC është fleksibël, pa bateri dhe lidhet gjithashtu me smartphonin. Të gjitha këto karakteristika e bëjnë atë të përshtatshëm për tu aplikuar përmes wirelessit tek pajisjet me biosensorë që vishen, monitorimit mjedisor, si dhe diagnostifikit të kujdesit shëndetësor. 


Më të lexuarat