×
Secondary Adv

Ky eshte telefoni me i sigurte ne bote!

Share on Google+

Boss Phone, jo Hugo Boss ose BOSS Audi, është një tablet 7-inç i siguruar me TOR, një sistem i lartë i sigurisë për pajisje teknologjike. Kjo do të thotë se çdo gjë që ndodh në telefonin tuaj, përfshirë edhe thirrjet telefonike, do të verifikohen dhe sigurohen në një nivel sigurie të njëjtë me atë ushtarake.

 

 

Telefoni BOSS, ose siç njihet ndryshe telefoni më i sigurt në botë është zbuluar në 10 janar të këtij viti në panairin e teknologjisë CES 2015.Ky telefon mund të bëhet telefoni më i sigurte në botë, thonë krijuesit e tij. Telefoni BOSS është zhvilluar kryesisht përsa i përket privatësisë dhe sigurisë, duke integruar sistemin operativ Lollipop të androidëve me programe që sigurojnë anonimitetin online.
Telefoni BOSS do të jetë i gatshëm në tetor 2015 për tregun dhe do të ketë një çmim prej 355 dollarësh. Ai ka një ekran prej 7 inçësh dhe e kryen gjithë trafikun nëpërmjet Onion Router, program i cili ruan anonimatin. Kjo do të thotë që përdoruesit mund të hedhin foto, muzikë, video etj, pa patur frikën se palë të treta mund t’i përdorin ato.

 


Boss Phone ka një ekran 7-inç me rezolucion 1200×1920 ndërsa është i fuqizuar me procesorin orta-core Cortex-A7 dhe Mali-450 GPU. Kamera kryesore është 8 megapixel, memoria e brendshme 16 gigabajt, kapacitetin dual-Sim dhe baterinë 3,000 mAh.Krijuesi i këtij telefoni, David Briggs, tha se ideja për të zhvilluar këtë lloj telefoni i erdhi teksa po përpiqej të hidhte në Youtube një video të dasmës së vëllait të tij në Turqi. Aksesi në Youtube u bllokua në Turqi për dy muaj pasi u shfaqën disa biseda të zyrtarëve turq duke biseduar për çështje që kishin lidhje me Sirinë. Briggs tha se ai dëshiron që t’u japë mundësinë njerëzve që të përdorin telefonat e tyre pa kufizime. Sistemi Onion Router bën enkriptimin e të dhënave në mënyrë që  t’i mbrojë ato nga të jashtmit

 


“BOSS është krijuar duke pasur si fokus privatësinë dhe sigurinë e përdoruesit të tij. Është telefoni më i sigurt që unë njoh”, tha Briggs. Bateria e telefonit do të mbajë 20 orë gjatë bisedës dhe madhësia e tij është thuajse sa ajo e një tableti.


Më të lexuarat