Kartat e memories do te kene kapacitet deri ne 128 TB
SD ka njoftuar një specifikim të ri të kartave mbi sasinë e ruajtjes së të dhënave, të cilat mendohet se do të arrijnë deri në 128 TB.
Gjithashtu po punohet që këto karta të mund të sigurojnë shpejtësi më të lartë të transferimit të të dhënave që mund të arrijë deri në shpejtësi prej 985 megabytes për sekondë. Tani për tani, hapësira maksimale e ruajtjes në një kartë SD është 2TB ose 2 terabajt, dhe ky limit i ri i njoftuar më në fund tashmë, u premtua që nga viti 2009, por ende nuk është arritur. Në vitin 2016, SanDisk zbuloi një prototip të kartës SD me 1 terabyte që do ta bënte atë më të modelin e kartës më të madhe në botë, por ende nuk është hedhur në shitje dhe gati për tu blerë nga konsumatorët. Në atë kohë, SanDisk tha se avancimi ishte i domosdoshëm për të përshtatur formatet gjithnjë në rritje të të dhënave, siç janë videoja 4K dhe VR. Megjithatë, krijimi i kartelave SD me sasi masive të magazinimit është kosto-ndaluese. Karta SD 512GB e SanDisk e cila kushtonte dikur 800 dollarë, megjithëse ka rënë në çmim ajo ende ka një kosto prej 300 dollarë.
Shpejtësitë e reja, të quajtura SD Express, do të vijnë në të gjitha llojet e kartave, por mundësia për ruajtjen e sasive të mëdha të të dhënave është një risi që quhet karta SD Ultra Capacity (SDUC). Duke pasur parasysh se sa i ngadaltë është përparimi në drejtim të kartave 2TB, nukështë thënë ende se sa do të zgjasë përpara se prodhuesit të arrijnë shifrat më të larta që SDUC lejon, por ndoshta rritja e kapacitetit të ruajtjes dhe kalimi në video me rezolucion gjithnjë e më të lartë do t'u japë kompanive më shumë arsye për të investuar në këtë drejtim.