×
Secondary Adv

AK-47 arma kineze me rreze 800 metra

Share on Google+

Ushtria kineze ka ndërtuar një armë me lazer AK-47, të aftë për të qëlluar objektiva gjysmë milje larg duke përdorur një rreze energjie të padukshme.  

 

Ushtria kineze ka ndërtuar një armë me lazer AK-47, të aftë për të goditur objektiva gjysmë milje larg duke përdorur një rreze energjie që nuk mund të shihet por shkakton 'karbonizim të menjëhershëm' të lëkurës njerëzore. Arma, e cila është mjaft e fuqishme sa për të kaluar përmes dritareve, mund të shkaktojë djegje përtej rrobave brenda një sekondi, thonë shkencëtarët të cilët nuk janë emëruar për shkak të ndjeshmërisë së projektit. Burimet thonë se arma është gati të prodhohet në masë dhe së pari do të shpërndahet në skuadrat e policisë kundër terrorizmit, ndonëse nuk është dhënë asnjë datë për shpërndarjen. Prototipi ZKZM-500 u zhvillua në Institutin Xian i Optikës dhe Mekanikës së Precisionit në Akademinë Kineze të Shkencave në provincën Shaanxi, sipas një artikulli të "South China Morning Post". Arma peshon pak a shumë njëjtë si AK-47 rreth tre kilogramë ose 6.6lbs dhe ka një rreze distance prej 800 metra ose 0.5 milje. 

 

Burimet thonë se arma e kalibrit 15mm do të karikohet duke përdorur një bateri litiumi dhe mund të montohet në makina, anije dhe avionë. Ajo është në gjendje të qëllojë më shumë se 1.000 të shtëna 'me secilën që zgjat maksimumi dy sekonda. Një shkencëtar i përfshirë në projekt tha për South China Morning Post se arma do të mund të djegë një njeri bashkë me rroba brenda një çasti të vetëm. Nëse pëlhura është e ndezshme, i gjithë personi do të ndizet'. 'Dhimbja do të jetë përtej asaj që mund të durohet', shtuan ata. Studiuesit thanë se frekuenca e saj e padukshme dhe fakti që nuk prodhon asnjë tingull jep përparësinë e sulmeve të fshehta. "Do të duket si një aksident", thanë ata. 

 

Fillimisht, kostot e prodhimit janë caktuar të jenë 100,000 juanë ose rreth 15,000 dollarë për njësi. Thuhet se është gati për prodhim në masë, por krijuesi ZKZM Laser nuk ka gjetur ende një partner të licencuar, sipas SCMP. Duke pasur parasysh potencialin e tyre për keqpërdorim, dizenjimi dhe prodhimi i pajisjeve do të kontrollohet fort nga agjencitë qeveritare për klientët e vetëm të lejuar. Arma ka të ngjarë që së pari të dalë në njësitë kineze të SWAT, të cilët mund të qëllojnë falë kësaj arme përmes dritareve për të çaktivizuar rrëmbyesit në një situatë pengmarrje. Arma e heshtur mund të përdoret gjithashtu nga ushtria, pasi ajo mund të djegë një rezervuar gazi dhe të ndezë magazinat e karburantit.  

 

SCMP raporton se një dokument teknik me detaje për informacionin mbi armën, u publikua muajin e kaluar në Platformën e Shërbimit Publik për Integrimin Kombëtar Civil-Ushtarak. Arma luftarake u përshkrua si "jo-vdekjeprurëse" në letër, sepse arma me lazer nuk shkakton dëme depërtuese të një arme normale.


Më të lexuarat