Zozosuit ju ndihmon te porosisni masen e duhur te veshjeve online
Kompania Japoneze Zozo është duke eksperimentuar një shërbim që ofron matje ekzakte të përmasave trupore për të mundësuar blerjet e duhura online.
Kompania Zozo është kompani që bën shitje online për sa i përket fushës së modës. Kjo kompani ka menduar për një zgjidhje për të gjitha problemet me masat e duhura që vijnë nga blerjet online. Ajo ka krijuar një veshje e cila qëndron ngjitur me trupin dhe ka disa sensorëve të cilët bëjnë përllogaritjen e saktë të përmasave, përmasat e sakta shfaqen në një aplikacion shoqërues që nxjerr përfundimet se cila masë e veshjes duhet blerë. Kompania është në përpjekje për të shitur rreth 1 milion Zozosuits tek konsumatorët brenda fundit të korrikut. Duke fotografuar veten e tyre teksa mbajnë veshur Zozosuit ose kostumin Zozo përdoruesi mund të ngarkojnë matjet e trupit të tyre në një aplikacion shoqërues për të siguruar një përputhje të përkryer me veshjet që ata porosisin. Zozosuit ka një sistem me shënues në të gjithë trupin ose sensorë të cilët masin çdo përmasë të trupit me rreth 300 ose 400 të tillë.
Duke fotografuar pikat shënuese të cilat mbulojnë të gjithë kostumin nga një kënd prej 360 gradë të një kamera smartphoni, kostumi bën të mundur matje preçize. Është fundi i kohës kur njerëzit përshtateshin me rrobat që blinin, kjo është një periudhë e re ku rrobat përshtaten me trupin e njeriut, u shpreh Maezawa. Zozo gjithashtu tha se është duke shtuar kostume formale dhe këmisha të këtij lloji në linjën e tij private të veshjeve. Zozosuit si dhe disa artikuj veshjesh të linjave të tjera janë gjithashtu në dispozicion në 72 vende jashtë Japonisë.
Kompania ka vendosur qëllime ambicioze për linjën e saj të veshjeve që regjistronte 20 bilion jen në shitje online vitin e parë, rritur në 200 bilion jen në vitin e tretë, me 40 përqind të tyre si shitje jashtë vendit. Duke e krahasuar shitjet totale online të kësaj kompanie në vitet e fundit ishin më pak se 100 bilion jen. Suksesi i tij mund ta shohë Zozon të ushtrojë presion në shitësit e tjerë online të veshjes në lidhje me çmimin e produkteve.Nisma e Zozos erdhi si reagim ndaj ngadalësimit të vlerës së transaksioneve deri ne 15 përqind krahasuar me 40 përqind që ishte në gjysmën e parë të vitit.