Kompania Light është duke eksperimentuar me një telefon i cili do të përmbajë pesë deri në nëntë kamera të pasme.
Sipas Light, modeli me shumë lente të kamerave në prototipin e tij të tanishëm që është një aparat fotografik, mund të shkrepë fotografi deri në 64 megapikselë, me performancë më të mirë të dritës së ulët dhe efekteve të thellësisë gjë që ngjason me modelet aktuale të krijuara së fundmi që përmbajnë teknologjinë e lartë inovative. Në shumë mënyra, zhvendosja drejt fotografive të celularit duket si një përshtatje e natyrshme për kompaninë Light, kamera origjinale L16 e së cilës ka luftuar me çështje si softueri i dobët dhe fakti që lloji i ri nuk kishte shumë arsye për ta zgjedhur atë për një kamera të mirë smartphoni.
Por, duke e futur teknologjinë multi-lente në një telefon ose duke e ndërtuar atë vetë, duke e licencuar në një kompani telefonike, Light mund të krijojë teknologjinë e saj shumë më mirë se në një aparat prej 2.000 dollarë. Kompania gjithashtu do të vazhdojë të përshkallëzojë garën e kamerave në mesin e prodhuesve të telefonave, e cila tashmë ka parë pajisje me katër lente kamera si ato që përbëjnë Huawei P20 Pro dhe HTC U12 Plus dhe në të ardhmen flitet gjithashtu për një model të quajtur V40 të kompanisë celulare LG-së, që thuhet se përmban pesë lente në korniza midis rekreativëve të përparme dhe të pasme.
Por nëse ndonjë kompani është e përshtatshme për të shtuar më shumë kamera në një smartphon ajo është ndoshta Light e cila siç e përmendëm ka krijuar diçka të ngjashme por me një aparat fotografik, i cili përmban rreth 16 kamera. Për fat të mirë, ka gjasa që nuk do të presim shumë për të arritur një model të tillë smartphoni, pra që do të përmbajë deri ne pesë ose nëntë kamera, pasi Raporti i Washington Post thotë se kompania Light do të prezantonte një model telefonii cili ka të integruar teknologjinë e saj të kamerës dhe ndoshta një gjë e tillë do të ndodhë gjatë këtij viti.