×
Secondary Adv

Pishinat me format me te vecanta ne bote

Share on Google+

Përveç detit një alternativë tjetër argëtuese dhe mjaft e pëlqyer janë edhe pishinat. 

 

Pishinat gjenden kudo në masë dhe sidomos nëpër hotele të ndryshme, por ajo çfarë është e veçantë dhe e pazakontë për to është forma. Nëpër botë ka me mijëra dizajne të ndryshme të këtyre hapësirave notuese, por ato që mbesin gjatë në mendje janë pishinat të cilat kanë forma të rralla dhe sinjifikative. Më poshtë jemi munduar të sjellim dizajnet më të veçanta por edhe më të bukurat të disa prej pishinave në vende të ndryshme të botës.    

       

Sweet Escape, Orlando: Një pishinë në formën e akulllores si simbol i vetë emrit të hotelit.                                             

 

Apartelle de Francesca, Filipines: Pishina ka formën e një këmbe duke simbolizuar edhe logon e markës së modës të zotëruesit të hotelit.   

 

Marriott Marquis Houston: Pishina është dizenjuar sipas formës në hartë të Teksasit në Amerikë.     

 

Resorti bregdetar JW Marriott Phu Quoc Emerald në Vietnam ka një ndër pishinat më të rralla në botë, me formën e një guaske. 

 

Pishina në Posthotel Achenkircht në Austri  ka formën e një yin-yang, e cila shërben për të ndarë dy hapësirat notuese, njëra e ftohtë me temeraturë 17 gradë celcius dhe tjetra zona me temperaturë uji 34 gradë. 

 

Flying W Airport & Resort në New Jearsey përmban një pishinë me formën e një aeroplani, gjithashtu dhe një pistë ulje pranë saj. 

  

Pishina në formën e pianos në Florida i jep një pamje mjaft elegante resortit Disney's All-Star Music Resort, teksa gjithashtu përmban edhe çelësat bardhë e zi të saj.     

 

Kjo është një pishinë e cila ka një kosto prej 1 milion dollarë dhe është frymëzuar nga një violinë Stradivarius dhe dizenjuar nga Cipriano Custom Pools and Landscaping me bazë në New Jersey. 

  

Heartbreak Hotel i cili ka qënë në pronësi të Elvis Preslit me lokacion në Memphis, kishte një pishinë me formën e një zemre të thyer që vjen gjithashtu edhe në një linjë me emrin e vetë hotelit. 


Më të lexuarat