×
Secondary Adv

Makinat e Tesla tashme mund te vete parkohen

Share on Google+

Makinat elektrike të Tesla tashmë mund të vetë parkohen pas një përditësimi të ri të bërë ditët e fundit nga kjo kompani.  

 

Një opsion i tillë ishte tashmë i disponueshëm për Model S dhe gjithashtu Model X dhe i lejon zotëruesit e një makine të Tesla të shtypin një buton për të parkuar makinën e tyre ose ta nxjerrë atë nga hapësira e parkimit. I quajtur Summon ky shërbim i lejon makinat të hapin dhe të mbyllin dyert e garazhit dhe të parkojnë në brendësi të tij pa qënë nevoja për një shofer pas timonit. Pasi përdoruesit e Teslas bëjnë përditësimin me valë të nxjerrë ditën e enjte, zotëruesit duhet të rreshtojnë Model 3 brenda 10 metrave të një hapësire për t'u parkuar. Ata pastaj duhet të qëndrojnë brenda dhjetë metrave dhe ta drejtojnë veturën për të parkuar vetë duke përdorur butonin e posaçëm ose aplikacionin smartphone të Tesla. Makina gjithashtu mund të dalë nga vendi i parkimit kurdo që shoferi dëshiron përmes aplikacionit. Ky tipar është dizajnuar që të përdoret sapo përdoruesi të arrijë shtëpinë e tyre dhe vetëm në pronën private. 

 

Duke komentuar mbi një video të dikujt që tregon mbi Summon në Twitter, Musk tha: 'Vini re, askush nuk është në makinë ose kontrollon nga distanca. Makina është duke ngarë krejtësisht vetë. Kur Tesla njoftoi mbi tiparin Summon i cili do i shtohej makinave elektrike Model S dhe Model X në 2016, Musk tha se shënoi fillimin e qëllimit të Teslës drejt autonomisë së plotë. Ai deklaroi se brenda dy vitesh automjetet do të ishin në gjendje të lëviznin në mënyrë autonome në të gjithë vendin tek pronarët e tyre që qëndronin në pritje për ta, edhe pse programi i inteligjencës artificiale i kompanisë së tij ka ende një rrugë të gjatë nga ky sukses. Musk njoftoi të hënën se firma e makinave elektrike më në fund kishte bërë të mundur premtimin e saj për të ndërtuar 5,000 Model 3 brenda një jave. Modeli 3, një makinë e gjitha elektrike çmimi i së cilës fillon nga 35,000 dollarë, është parë si thelbësor në rritjen e ndikimit dhe pozicionit që ka kompania Tesla në sektorin e prodhimit të automjeteve. 

 

Elon Musk fillimisht njoftoi  planet për të prodhuar 5.000 Model 3s në verën e vitit të kaluar, duke parashikuar një rritje për 100,000 makina në javë në vitin 2018. Tesla e ka kaluar afatin dhe nuk ka përmbushur objektivat e caktuara, duke shkaktuar frustrim në mesin e investitorëve dhe konsumatorëve gjithashtu. Musk premtoi se një target prej 5,000 automjete elektrike në javë do të përmbushen deri në fund të qershorit, duke u zotuar të qëndrojë në çdo moment të ditës pranë linjës së prodhimit, në mënyrë që të mund të zgjidhë çdo problem që mund të lindë. 47-vjeçari multi-miliarder gjithashtu detyroi ndryshime radikale në fabrikën e Fremontit në Kaliforni për të arritur pikën, duke ngritur një linjë të re prodhimi jashtë në një çadër. Ashtu si me prodhimin e 5.000 Model 3 çdo javë, Tesla po ndërton tani automjete të një modeli sportiv të kombinuar të Model S dhe Model X, duke sjellë prodhimin e përgjithshëm në një rekord prej 7.000 për javën. Elon Musk, i cili është gjithashtu CEO i Space X dhe The Boring Company, shkroi në një email: "Çfarë pune e pabesueshme nga një ekip i mrekullueshëm". E-mail u raportua për herë të parë nga faqja e internetit Electrek, me Tesla që më vonë konfirmonte origjinalitetin e saj.   


Më të lexuarat